Rama në Rai 3: Nuk është e lehtë 
por e duam BE-në me çdo kusht!

Rama në Rai 3: Nuk është e lehtë <br />por e duam BE-në me çdo kusht!
ITALI - Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur ndryshe për kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare ishte i ftuar në emisionin “Agora Estate” në televizionin italian Rai 3 me gazetaren Rosa Melucci.

Rama tha se pavarësisht situatës brenda unionit, Shqipëria vazhdon të kërkojë me çdo kusht integrimin në BE, duke e konsideruar një projekt madhor...edhe pse i ndërgjegjshëm se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është e lehtë

“Sigurisht duket pak paradoks, që ndërsa janë shumë që duan të dalin, si UK, apo shtete të tjera, jemi ne në Ballkan që duam të futemi me çdo kusht. Sigurisht ne dëshirojmë të futemi me çdo kusht në Bashkimin Europian, vazhdojmë të besojmë në këtë projekt të madh. Ne mendojmë se Europa është në një situatë të vështirë, por kjo nuk do të thotë të dalim Europa, sepse do të ishte si të dalim nga historia”. 

Shqipëria dhe Italia janë dy vende fqinje me marrëdhënie historike mes tyre, e ku pika më e fortë ndërlidhëse janë emigrantët. Debatet e forta në studio për emigracionin, kryeministri Rama ju përgjigj duke thënë se italianët, nuk duhet të harrojnë se janë një shtet që kanë pasur gjyshërit e tyre që kanë emigruar në SHBA.

Ashtu sikundër nuk la pa përmendur faktin se ndryshe nga 25 vjet me pare, pllaka e historise eshte kthyer dhe tashme jane italianet qe vijne ne Shqiperi. Rama tha se jane te shumte sipërmarrësit italianë që kanë zgjedhur vendin tonë për të bërë biznes, duke pasur në favor të tyre taksat e ulëta dhe forcën e lirë të punës. 

“Kohët kanë ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme, jemi në një situatë të ndryshme, 25 vite më parë shqiptarët vinin në Itali të uritur. Tani në Itali jetojnë 40 mijë shqiptarë që paguajnë rregullisht taksat. Shqiptarët përveç se janë integruar dhe kemi edhe student të shkëlqyer, kemi 20 mijë italianë që jetojnë në Shqipëri, apo edhe shumë sipërmarrje italiane që vijnë në Shqipëri. Sepse janë taksat janë të ulëta dhe nuk ka presion financiar dhe padyshim ka krah të lirë pune", - u shpreh kreu i qeverise shqiptare. 

Biseda ne Agora Estate
Gazetarja: Sot në mëngjes kemi këtu një të ftuar vërtet të veçantë, Edi Ramën, Kryeministër i Shqipërisë. Mirëmëngjes dhe mirëserdhët. Kryeministër prej viti 2013. Më përpara keni qenë Kryetar i Bashkisë së Tiranës, një ngjashmëri politike që ju afron me Matteo Renzin, për më tepër e di që jeni edhe miq. Sidoqoftë, të dy bëni pjesë në familjen socialiste, pra jeni politikisht të afërm. Po them dy fjale rreth jush. Si Kryetari i Bashkisë së Tiranës pikturuat ndërtesat e zymta komuniste, dhe shënuat fillimin e asaj që do të quhej “Revoluzioni i Penelatave (Ngjyrave)”, apo jo? Sa e rëndësishme ishte gjendja shpirtërore e mirë për të dalë nga kriza dhe nga ai moment i trishtë i vendit tuaj?
 
Edi Rama: Pikësëpari, bëhej fjalë për të rigjetur rrugën e shpresës, pas shumë vitesh dëshpërim dhe zhgënjimesh të shumta.

Gazetarja: Përsa i përket dëshirës suaj të madhe për të hyrë në Europë, janë duke u bërë negociatat, por përgjigja nuk do të vijë përpara viti 2024. Ndërsa Shqipëria dëshiron të hyjë në BE, besoj e dini se janë shume vendet që duan të dalin nga Europa, që duan të dalin nga Euro. Pas asaj që ndodhi në Greqi, ky është një moment kritik për Europën tonë.
 
Rama: Sigurisht, duket që është një paradoks i veçantë, që ndërsa nuk janë të paktë ata që duan të dalin. Mjaft të mendojmë për Britaninë e Madhe, ose forcave politike në vende të tjera. Ne në Ballkan dhe në Shqipëri duam të hyjmë, sepse ne vazhdojmë të besojmë në këtë projekt të madh dhe mendojmë se, është e vërtetë që Europa po kalon sot një moment të veçantë dhe të vështirë, por kjo nuk do të thotë që të kemi më pak Europë dhe që të dalim nga Europa, që do të ishte që të dilnim nga historia, por do të thotë sigurisht një Bashkim më shume i lidhur me fatet e njerëzve, më shumë politik dhe më pak burokratike.

Gazetarja - Nga ato imazhe të barkave italiane, kemi kaluar në një imazh tërësisht të ndryshme të vendit tuaj, ka shumë kompani shqiptare që veprojnë dhe punojnë në Itali dhe ka shumë italianë që shkojnë të punojnë e investojnë në Shqipëri, sepse taksat janë 15%, do të jenë të kënaqur miqtë tanë legistë (Lega Nord) dhe sepse gjithashtu krahu i punës kushton shumë pak. A është pak konkurrencë e pandershme kjo që po bëni? Mrekullia shqiptare është një konkurrencë e padrejtë në përballjen me ne?
 
Rama:  Mjafton të shohësh këto imazhe për të kuptuar se si kohët dhe historia kanë ndryshuar në një mënyrë të paimagjinueshme. Duken imazhe të një shekulli më parë, por janë imazhe të vetëm 25 viteve më parë. Sot jemi në një gjendje të ndryshme nga 25 vjet më parë, kur shqiptarët vinin këtu sepse ishin të uritur, ndërsa sot janë rreth 40 mijë shqiptarë që i paguajnë Buxhetit të Shtetit Italian, që hapin sipërmarrje në Itali ku janë tërësisht të integruar. Për të mos folur për studentët e rinj, që krahasuar me studentë që vijnë nga vende të tjera janë më të mirët përsa i përket rezultateve, por kemi edhe një situatë të anasjelltë, pasi 20 mijë italianë jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, e me qindra sipërmarrje që mbërrijnë. Ju nuk doni që unë të flas për shpërngulje të tyre, por për ndërkombëtarizim, vijnë nga kosto e ulët e punës dhe presioni fiskal shumë i ulët.

Rama: Unë besoj fort që nëse politikanët fshihen pas njerëzve, njerëzit nuk ia dalin dot mbanë, dhe nuk ekziston më kuptimi i lidershipit, i së ardhmes. Duhet të përfaqësojmë diçka që shkon përtej orekseve të njerëzve. Nëse ne përfaqësojmë orekset e njerëzve vetëm për të marrë votat, atëherë e çojmë vendin drejt humnerës. Sigurisht që nuk ka vend për të gjithë, por kjo çështje është më e komplikuar. Të gjithë duhet të kemi parasysh që çështja e emigracionit nuk mund të përballohet veçmas nga Italia ose nga vendet që janë në linjë të parë karshi këtij problemi. Është një çështje që duhet të trajtohet në nivel europian, prandaj dhe duhet më shumë Europë dhe jo më pak Europë. Nëse në fund triumfojnë tezat “Hajde ikim nga Europa, hajde ikim nga Euro. Mbyllemi në kështjellën tonë”, kështjella do bjerë. Nuk ka kështjellë që mund t’i bëjë ballë këtij dëshpërimi që vjen nga botë të tjera. Duhet të rindërtojmë projektin europian. Është fakti i të qenit një projekt i papërfunduar që krijon probleme, jo projekti në vetvete. Duhet të kemi një projekt eurpoian që t’i bëjë të gjithë më të fortë.

Rama: Dua të përshëndes Pier Ferdinandon që është një mik i mirë i Shqipërisë dhe një dëshmitar i gjithë këtyre viteve. Dua të nënvizoj që ajo që tha është e shenjtë. Duhet të shohim përtej vendit ku ndodhemi dhe të shikojmë panoramën botërore të këtij emigracioni të dëshpëruar. 

Duhet bashkëpunim, dhe jo të ndërtohen mure, që do ishte vetëvrasëse per Italinë, por bashkëpunim. Githashtu, duhe të kuptojmë se këta persona s’kanë asgjë per të humbur, kurse Italia ka gjithçka për të humbur. Të ndërtosh mur kundër një muri është një vetëvrasje jo vetëm politike, por mund të ketë pasoja shumë të rënda për njerëzit. Dhe thelbi qëndron pikërisht nw atw qw tha Pier Ferdinando. Është normale që njerëzit në lagje të ndihen të frustruar dhe të frikësuar, por eshte absolutisht e padrejtë dhe madje imorale që ata që bëjnë televizion dhe që mund t’u flasin njerëzve, bëhen zëdhënës të atij halli që nuk është alternativa, nuk është vizion, nuk është program, është vetëm një reaksion. Domethwnw, të bësh këtë lloj politike vetëm për të mbledhur vota është të godasësh me thikë këtë vend aq sa të paralizohet tërësisht përballë këtyre pyetjeve të mëdha për të cilat askush nuk ka një përgjigje shteruese.

Gazetarja: Faleminderit z. Kryeminister. Ku do shkoni tani?
Rama: Do kthehem në Shqipëri dhe ju ftoj të gjithë të vini, sepse ndërsa këtu flasim atje veprojmë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë