Studio Live/ Ngjela: Opozita ka humbur ekuilibrin, historia do tallet me ta! Akuzat për Sorosin janë fëmijërore

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Studio Live foli mbi aksionin e opozitës së fundmi teksa ka thirrur edhe një protestë të hënën e 7 tetorit në Tiranë. Ngjela thotë për Arbër Hitajn se kërkesa për qeveri teknike, nuk mund të realizohet përderisa nuk kemi një krizë të mazhorancës.

'Nuk është politikë kjo. Politika ka një koshiencë të plotë mendimi. Qeveria teknike vjen kur bie në krizë mazhoranca. Këtu është krizë opozita. Për naivitetin e tyre dhe mungesën e ideve duhet qeveria teknike? Ajo krijohet kur ti rrit numrin e përfaqësuesve në parlament ose kur mazhoranca bie në krizë. Skemi gjëra të tilla, si mund të them të bëhet qeveri teknike? Nuk bëhet me këta. Me britma arrihet qeveria teknike. Duhet me ide. Naivitete mesjetare, nuk hoqën dorë. Pa ide nuk hyj dot as në polemikë me ta. Do zhvillim kombi, nuk do sharje, fyerje. Ti mbush rënien tënde shpirtërore duke sharë të tjerët. Kjo është nivel i ulët intelekti. Mangësi ideore.'

Lidhur me djegien e karrigeve, Ngjela sheh një humbje të ekuilibrit të opozitës.

'Thellon krizën e saj. Çdo të thotë, djeg karriget? Karriget zëvendësohen. Pse do rrinë në këmbë ata? Dëm shoqëror. Budallallëqe. E kanë humbur ekuilibrin. Dhe e di çdo të thotë të humbasë ekuilibrin opozita. Koha e gjatë që nuk vjen në pushtet, dhe kërkesat e mëdha i kërkojnë devijacion politik. Nuk fitohen zgjedhjet pa një lider me ide të reja. Edhe kanë këto. Nuk krijojnë një opinioni pëlqim për ty. Janë ekstremistë të djathtë që mund ta pranojnë. Si mund ta pranoj atë që shtyu?'

Të djathtën e sheh pa perspektivë dhe kjo prej lidershipit të Berishës.

'Çfarë ka sjellë, po pakësohen. Gazetarisë shqiptare po nuk i iku frika nga këta ektsremistët, ku kanë forcë ata. Ata flasin fushë në dush. Asgjë. Çtë të them?! Nuk të japin perspektivë. E majta është në stanjacion. Nuk kanë opozitë. Opozitë do të thotë ide. Si do përgjiget Rama këtyre? Të iki Rama thonë se është hajdut. Po ka pushtet gjyqësor. Pushtetin gjyqësor këta e prishin dhe po e ngren Uashingtoni. E drejton me ide profesionale. Nuk merrem fare me ato. Historia do tallet me këta.'

Sa i përket votës së diasporës, Ngjela thotë se duhej bërë me kohë.

'Duhej bërë me kohë. Janë shqiptarë. Si nuk kanë të drejtë? Të dy partitë e dinë që nuk i kontrollojnë dot. Janë 1 milion e ca. Si mund të lësh 1 milion e gjysëm shqiptarë të mos votojnë se nuk do. Perëndimi ta jep mundësinë. Votojnë ata të tërë. Do jetë sukses i madh.'

Avokati sheh një bojkotim më të madh të zgjedhjeve në 2025.

'Pritet të jetë më i madh. Opozita e dobët, i jep dobësi mazhorancës se nuk janë profesionistë. Po të ishte opozita e fortë mazhoranca do ishte në sulm. Nuk janë politikanë profesionistë. Zgjedhjet nuk janë një gjë e thjeshtë. Dhe zgjedhje pa ide të reja nuk ka në botë. Kjo është kriza jonë. Perspektiva është normë e madhe logjike. Se perspektiva nuk koncepton progres por edhe regres. Vlerën e madhe e ka në funksion të progresit. Të shikojmë si do ecin ngjarjet, por e majta i ka zgjedhjet të sigurta. Këta kanë nisur zjarrin për destabilitet në Shqipëri. Por nuk e bëjnë dot. Sepse është NATO. Nuk ka kriza në demokraci. Po të ishte Rama politikan i nivelit të lartë, do e çonte në zgjedhje të reja. Do i nxirrte nga politika. Po kush e ka në dorë zgjedhjet paraprake? Mazhoranca, na çon në zgjedhje të reja. Dhe shuhen këta. Kryeministri nuk ka kapacitet politik. Ose i do këta, sepse i ka si fantazëm dhe fiton zgjedhjet. Rama nuk e do rigrupimin e së djathtës. Do Saliun.'

Sa i përket akuzave të Berishës për Sorosin se kontrollon drejtësinë shqiptare dhe ishte ai që e shpalli non grata, Ngjela e shikon si gjëra fëmijërore.

'Kam qenë avokat tek Sorosi. E njoh mirë aktivitetin e tij dhe potencën ekonomike. Si mund të trajtoj DASH një miliarder. Pse nuk e drejtoi Rockfelleri? E di çdo të thotë politikë amerikane. Drejton botën. Si e drejton Sorosi? Është pasion fëmijëror për të fyer kundërshtarin.'

Për shtetin bektashi, Ngjela thekson se kemi të bëjmë me një shkelje të kushtetutës.

'E kërkoi. Dola kundër. Nuk realizohet. Sepse nuk e lë kushtetuta. Neni i parë që në vargun e parë shqipëria shtet unik dhe i pandashëm. Nëse një mazhorancë absolute vjen dhe revizioni kanë bërë vepër penale. Se kush do ta vendos pastaj nuk e dimë? Është vepër penale regresive. Janë dhe të majtë, pale. Ateistë. Nuk di çfarë interesi ka luajtur. Rama nuk duhet ta pranonte. Është gabim i rëndë. U tërhoq.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja