Tirane- Një grabitje është shënuar sot pasdite në zonën e ish Bllokut në Tiranë, ku dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash një shoferi taksie dhe më pas janë larguar.
Taksti po transportonte çantën me shumën 200 mijë euro, - siç pretendon shoferi - nga një pikë e këmbimit valutor në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut. Në një moment dy persona që kanë qenë duke lëvizur me motor dhe skafandra janë afruar, kanë thyer xhamin e dritares ku ishte çanta me para. Njëri prej tyre ka futur kokën, e ka marrë dhe janë larguar me shpejtësi.
Dy autorët kanë qenë me skafandër në kokë duke e bërë të vështirë identifikimin e tyre. Hetuesit dyshojnë se autorët kanë pasur dijeni të plotë të transportit të parave, pasi kanë thyer fiks xhamin kur paratë ishin në një çantë.
Aktualisht, hetuesit e Komisariatit nr. 2 po marrin në pyetje pronarët e exchange dhe shoferin e taksisë për të zbardhur ngjarjen. Po kqyren dhe pamjet e kamerave të sigurisë për lëvizjet e motorit dhe lokalizimin e tij.
Hetuesit dyshojnë se ata kanë pasur dijeni të plotë të transportit të parave, gjë që nuk përjashton mundësinë e bashkëpunëtorëve shumë të afërt.
Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Lajmi ne perditesim...
O lale paret i ka vjedh vet taksisti ku e dinin ata me Motor qē kishte pare Lala i taksis. Pastaj si transpotoin kta 200.000 me taksi ? ? ? Pun jevgjish e gjell qensh.
PërgjigjuMirë t’i behet! Pse me taksi transportohen 200 mijë €? Vetem ne Shqiperi degjon te tilla gjera!
PërgjigjuDy personat u larguan me motor sportiv ne drejtim te ish ekspozites dhe nga korsia e bicikletave kaluan ne uren e drurit mbi lane. Motor me targa italiane dhe pasagjeri ishte me maske silikoni
PërgjigjuRrofsh. Paraqitu te terheqesh shumen e lekeve tek zyra.