ITALI- Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e vendeve të Nismës së Europës Qendrore (CEI), që mbahet në Itali.

Rama ka ndarë një video nga kjo vizitë teksa thekson se ky Samit, nën drejtimin e Italisë është një mundësi më shumë për të nxitur angazhime konkrete në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Samiti i vendeve të Nismës së Europës Qendrore (CEI) nën drejtimin e Italisë mike, një mundësi më shumë për të nxitur pjesëmarrjen dhe angazhimet konkrete në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit “, shprehet Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
FOTO/ Rama takon Giuseppe Conten: Faleminderit

1576756687_edirama.jpg

Gjatë vititës në Itali ku po merr pjesë në Samitin e Europës Qendrore, kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij italian Giuseppe Conte. Rama e shoqëron foton me një falenderim në gjuhën italiane.

Postimi i kryeministrit Edi Rama
Ora 12:48
Giuseppe Conte: Italia do të jetë në rresht të parë në konferencën e donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit (VIDEO)

Kryeministri italian Giuseppe Conte, ka kërkuar Samitit të vendeve të Nismës së Europës Qëndrore (CEI) thirrjen për pjesëmarrje dhe angazhim në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit

"Solidaritet për shtetin mik Shqipërinë që u godita nga tërmeti. Shqipëria nuk duhet të lihet vetëm në këtë situatë të vështirë pas tërmetit  me 51 viktima

Folëm edhe me Këshillin e Europës për konfrencën e donatorëve dhe Italia në këtë iniciativë do jetë në rresht të parë", tha Conte.