Rama në shkollën e Hoteleri-Turizmit: Pavarësisht situatave që po ndodhin, numri i turistëve vazhdon të rritet

Rama në shkollën e Hoteleri-Turizmit: Pavarësisht situatave që po ndodhin, numri i turistëve vazhdon të rritet

Kryeministri Edi Rama vizitoi shkollën e re Profesionale Hoteleri-Turzimi në Tiranë, e cila është ndër më të mëdhatë e hotelerisë në vend.

Në këtë shkollë ofrohet mësim në drejtimet Hoteleri - Turizëm dhe Teknologji Ushqimore dhe përgatit afro 1000 nxënës çdo vit. Shkolla është ndërtuar  falë një investimi prej 272 milion lekësh nga buxheti i shtetit.

“Kjo është faza e parë e projektit. Këtu ka qenë një godinë e vjetër e ndërtuar që në vitin 59 me laboratorë të teknologjisë ushqimore. Ajo godinë është rrëzuar totalisht dhe është ndërtuar e re me dy kate ku ofrohen të gjithë laboratorët, po ashtu investim i qeverisë shqiptare,” -shprehet zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensen.

Unë kam qenë këtu, ishte një degradim i madh,” u shpreh Kryeministri Rama.

Me investimet e kryera synohet rritja e numrit të nxënësve që ndjekin këtë shkollë, si dhe realizimi i procesit mësimor vetëm paradite. Ndërsa së shpejti pritet të nisë edhe faza e dytë e projektit, ku është parashikuar bashkimi i shkollës së vjetër me shkollën e re, si dhe shtimi i ambienteve dhe laboratorëve profesionale.

Krahas mësimit, nxënësit zhvillojnë edhe praktikat profesionale në bare dhe restorantet më në zë të kryeqytetit. Gjithashtu nxënësit që përfundojnë studimet në këtë shkollë, kanë një nivel shumë të lartë të punësimit, madje një pjesë e tyre punësohen pa mbaruar ende studimet.

Shkolla ka një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me biznese të fushës hoteleri turizëm. Kemi aq shumë kërkesa nga biznesi, sidomos për periudhën e verës, sa ndonjëherë na vjen keq t’i refuzojmë dhe t’u themi që nuk ua plotësojmë dot të gjitha dëshirat. Por, duke filluar nga shtatori, shkolla do ketë kapacitete më të mëdha edhe ne do t’i përgjigjemi më mirë tregut të punës për numër punonjësish. Për cilësi vetëm do ta përmirësojmë,” pohon Sorensen.

Kryeministri Edi Rama tha se specifika e kësaj shkolle, e bën mjaft të kërkuar në një treg, ku turizmi po vjen gjithnjë e në rritje.

Shkollat e turizmit në vendet që po marrim zhvillim turistik janë super të kërkuara dhe super të rëndësishme. Pavarësisht situatave që po ndodhin, përsëri numri i turistëve duket se vazhdon të rritet dhe nga hyrjet që kemi parë tani në muajin maj jemi më lart se vjet. Mirëpo kjo e gjitha kërkon kualifikim të madh,” theksoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari