Në shtator PS-ja zgjedh forumet e reja, Rama: Po punojmë për fitoren në 2021 (VIDEO)

Pas asamblesë në fund të korrikut, në shtator Partia Socialiste do të futet në proces zgjedhor brenda partisë për të gjitha strukturat dhe forumet. "Po ndërtojmë rrugën për fitoren e radhës në 2021. Në shtator do të hyjmë në proces zgjedhor në PS, pas asamblesë do të flasim më shumë, të gjitha organizatat, forumet dhe kryesia do të rizgjidhen. Sot kemi bërë një diskutim mbi gjithë pasqyrën e 30 Qershorit.

Kemi parë me kujdes cdo qark, cdo bashki, kemi diskutuar po ashtu për mbledhjen e asamblesë kombëtare ku sigurisht do të flasim për cka është bërë dhe atë që do të bëjmë në vijim pas pushimeve dhe gjëja më e rëndësishme është që kemi hapur një diskutim për ta cuar në një nivel tjetër organizimin e PS-së në funksion të marrëdhënieve më të afërta, më të hapura dhe më efektive me cdo komunitet në funksion të harmonizimit të linjës sonë politike me mirëfunksionimin e bashkive dhe padiskutim në funksion të një qëndrimi të qartë që e kemi mbajtur edhe gjatë fushatës në cdo bashki që deri dje është qeverisur nga e djathta për të ndërtuar një proces solid në raport me administratën për të mos shfaqur asnjë tendencë tradicionale prej pushtuesish në këto bashki për të respektuar të gjithë ata që sot punojnë në këto bashki, për të mos prekur asnjë grua apo vajzë në radhë të parë që figuron në administratën bashkiake dhe për të pasur transparencë për të gjitha lëvizjet që mund të jenë të nevojshme. Jo në funksion të diskriminimit politik apo larg qoftë pastrimit politik por meritës" tha ai.


Lajmi kryesor:

Rama: Detyrat janë bërë, nuk ka nevojë për ndryshime në qeveri, në shtator zgjedhje brenda PS-së (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë