Rama në shtëpinë e rindërtuar nga tërmeti në Ndroq, gjyshja e përlotur: Më përpara flinim përjashta

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj mëngjesin e sotëm kanë vizituar një prej familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar në Ndroq, ku tashmë kanë një shtëpi të re.

Familja e përbërë nga 5 anëtarë mes lotëve kanë pritur kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë për të parë shtëpinë e rikonstruktuar.

Kryeministri i vendin ka pyetur gjyshen e shtëpisë “Në rregull shtëpia?”

Gjyshja: Shumë në rregull, shumë faleminderit.

Rama: Më mirë se ajo që ishte?

Gjyshja: Ajo ishte shembur, ne flinim përjashta.

Pasi u ulën rreth një tryeze dhe e bënë “gëzuar”, Veliaj i dha nga një dhuratë simbolike 2 fëmijëve të shtëpisë.

Kryeministri Edi Rama ndihmoi vajzën e vogël të hapte dhuratën e saj ku në brendësi kishte një libër “ Të fshehtat e anijes fluturuese”, lexoi ai me zë titullin e librin.

E më pas ai shtoi “Të fshehtat e Bashkisë së Tiranës domethënë”, dhe kjo shkaktoi të qeshura në tavolinë.

Kryeministri i dha edhe një mesazh djalit të vogël të familjes “Mëso, bëhu me 10 si motra jote merr shembull nga kjo kingja. Atë dhomën që e ke tani më vete do ta paguash tullë më tullë me 10”.

Në fund ata bënë një foto të gjithë së bashku në derën e shtëpisë së re me një buzëqeshje të vizatuar në fytyrat e tyre.

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive