Rama në Spanjë, pritet në Pallatin Mbretëror nga Mbreti Felipe VI! Kongresi Botëror i Ligjit 2027 sjell në Tiranë 3 mijë juristë (VIDEO)

MADRID- Në një audiencë të veçantë në Pallatin Mbretëror të Madridit, Kryeministri Rama u prit sot paradite nga  mbreti Felipe VI  i Spanjës. Kreu i qeverisë u ftua në ceremoninë e dhënies së Çmimit Universal Spanjoll, çmim që për vitin 2024 iu akordua Javier Cremades President i Shoqatës Botërore të Juristëve.

Cremades ka krijuar Fondacionin Botëror të Drejtësisë në Spanjë, duke e bërë Spanjën, qendër të pranisë ndërkombëtare të anëtarëve të gjykatave më të larta në botë. Pikërisht me Javier Cremades, kryeministri Rama firmos gjatë një ceremonie të posaçme, marrëveshjen për pritjen e Kongresit Botëror të Ligjit, i cili do të mbahet për herë të parë në Tiranë në 2027-ën.

Kreu i qeverisë ndau disa foto në rrjetet sociale nga takimi i organizuar nga mbreti Felipe VI për nder të Shqipërisë me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota.

Kongresi Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”, shkruan kreu i qeverisë

Një ditë më parë, teksa njoftonte firmosjen e marrëveshjes, Rama e cilësoi organizimin e këtij eventi në Shqipëri një trofe për transformimin e Shqipërisë.

 Kongresi është edhe një trofe i Shqipërisë në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë falë reformës së drejtësisë. Pra Shqipëria 2027 do jetë vendi i Samitit të NATO-së, i europianit të futbollit për të rinjtë dhe edhe i kongresit botëror të ligjit.

 Në Madrid kryeministri u shoqërua nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, Entela Gjika.

Kongresi Botëror i Ligjit Shqipëri 2027 (World Law Congress Albania 2027) do të mbahet pas 2 vitesh në Tiranë dhe mbledh së bashku juristë, gjyqtarë, avokatë e akademikë nga mbarë bota. Për kryeministrin Rama, ky është sinjal që komuniteti ndërkombëtar kërkon të njohë demokracinë dhe drejtësinë tonë. Në mbledhjen e këshillit të ministrave të 29 janarit 2025 u akordua fondi 150 milionë lekë për këtë aktivitet. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:30
Shqipëria do të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027, Rama nga Spanja: Do të sjellë tre mijë juristë

1738931472_takimi.jpeg

Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto në rrjetet sociale nga takimi i organizuar nga mbreti Felipe VI për nder të Shqipërisë me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota.

Rama thekson më tej se takimi u zhvillua “në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027” (Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027), i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”.

“Në mikpritjen e bukur edhe për nder të Shqipërisë, organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI, me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota, në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”, shkruan kreu i qeverisë.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Viaggiare Travel’: Shqipëria ndër gjashtë destinacionet më të mira për pushime ëndrrash

Media italiane ‘Viaggiare Travel’: Shqipëria ndër gjashtë destinacionet më të mira për pushime ëndrrash