Rama në turin e llogaridhënies në Fier: Duhen profesionistë, s'kemi saldatorë, vijnë punëtorë nga Tajlanda

Rama në turin e llogaridhënies në Fier: Duhen profesionistë, s'kemi saldatorë, vijnë punëtorë nga Tajlanda

Edi Rama në turin e llogaridhënies në Fier

Edi Rama ka vijuar turin e llogaridhënies publike duke prezantuar projektet e reja në Fier. Nga parku i Apollonisë kryeministri Rama i ka dhënë një rëndësi të veçantë agroturizmit dhe zhvillimit të arsimit profesional pasi është vënë re në Panairin e Punës mungesa e profesionistëve. Gjatë fjalës së tij Rama ka thënë që ka një mungesë të theksuar të saldatorëve, dhe Shqipëria ka nevojë për to.

Para se të vinim këtu ishim në Panairin e Punës ku janë afishur më shumë se 1000 vende pune. Punë ka po ska profesionistë është shprehja që e dëgjon nga çdo kompani, që kemi vende të lira pune, por na mungojnë profesionistët që mund të mbulojnë këto vende pune. Saldatorë nga Tajlanda, saldatorë nga Turqia, nga Pakistani, saldatorë nga fundi botës janë sot në Shqipëri dhe punojnë. Punojnë për stadiumin e Arenës Kombëtare, punojnë në investimet e mëdha për TAP, pse? Sepse kemi mungesë për saldatorë. Po jap vetëm një shembull, dmth vijnë nga Tajlanda, nga Pakistani, nga Turqia, nga Kina. Saldator kinez, dhe paguhen nga kompani shqiptare.

Agroturizmi është një histori suksesi i njohur dhe patjetër që shembujt tregojnë se kush merret me agroturizëm bën para. Mënyra me efikase për të dalë nga varfëria. Në këtë zonë ka mundësi fantastike për agroturizëm, qeveria në financimet të agjensisë të zhvillimeve bujqësore dhe rurale ka një program për financim.

Programi i mbështetjes nga BE ka 11 mln euro për ata që investojnë në agroturizëm, janë grante pra nuk janë kredi dhe jepen pa asnjë interes.

Ky regjim do të jetë në fuqi deri në vitin 2021, për ti dhënë një hop të parë dhe për të zhvilluar ekonominë familjare në fshat.

Nuk po zgjatem me gazsjellësin, me linjën e interkonjeksionit, dhe as me një plagë të vjetër të zonës që është rafinimi i naftës, shpresoj të jemi në rrugë të mbarë pasi kemi një marrëveshje të re. Po e mbaj optimizmin, por kemi plane për të rritur kapacitetin, sigurinë dhe patjetër për të rritur prodhimin. Një nga pikat e dobta të Fierit ka qënë uji i pijshëm. Do të investohet shumë në UKT të rinj dhe ato ekzistues.

Investime në arsim profesional, por është rritur ndjeshëm nxënësit që marrin pjesë në arsimin profesional. Mangësitë kryesore të kompanive në Panairin e Punës janë mungesa e profesionistëve.

Ndërkohë shumë djem të rinj që mbarojnë arsimin e përgjithshëm dhe nuk shkojnë në universitet, por dhe shumë që mbarojnë universitetin dhe kanë marrë diploma kot janë pa punë. Ata të cilët shkojnë në arsimin profesional është statistikisht e provuar që kanë 35% më shumë shanc që të fillojnë një punë sesa ata me arsim të përgjithshëm dhe 20% më shumë sesa ata me universitet. Por ndryshe nga ata me arsim të përgjithshëm, kur fillojnë punë të parët ata me arsim profesional kanë një rrogë më të lartë, sepse dinë të bëjnë diçka.

Edi Rama në turin e llogaridhënies në Fier

Edi Rama është pritur me protesta nga një grup i vogël demokratësh në qytetin e Fierit, mes tyre edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi. Gjatë kalimit të tij Rama i ka përshëndetur demokratët duke ngritur dy gishtat lart dhe ka vazhduar normalisht turin për llogaridhëninen publike në këtë qytet.

Kryetari i PD, Lulzim Basha përmes një statusi në Facebook akuzoi Policinë e Shtetit se ka grisur banderolat e demokratëve gjatë protestës në Fier. 

Shihni si ka përfunduar policia e shtetit: një polici private në shërbim të dyshes Rama-Xhafaj. Drejtori i policisë i pari dhe policët e tjerë pas tij rrëmbejnë dhe grisin banderolën e qytetarëve që protestojnë paqësisht dhe me dinjitet kundër krimit dhe drogës. Policë që kacafyten me qytetarët për të mbrojtur shefin! Turp dhe mjerim!

Këta policë as nuk e kanë idenë se veprimet e tyre janë dhunim i çdo të drejte njerëzore dhe politike, të drejtës së shprehjes, të drejtës së protestës, të drejtës për t’u dëgjuar, - sepse ata njohin vetëm shefin dhe jo Kushtetutën dhe ligjin. Janë Jaerd Çelët dhe Ermalët e policisë që edhe trafik droge bëjnë për shefin e vëllezërit dhe kushërinjtë e shefit.

Shikoni hendekun e madh që ekziston sot në Shqipëri mes qytetarëve europianë dhe shtetit antieuropian. Këta policë duhet të luftojnë drogën dhe krimin që Shqipëria të hyjë në BE, por si banditë ata luftojnë qytetarët që ngrenë zërin kundër drogës dhe krimit.

Shikoni gjithashtu nervozizimin e policëve si shenjë e një sistemi që po rrëzohet, siç rrëzohen regjimet antipopullore dhe antidemokratike. Qytetarët europianë po triumfojnë përditë mbi qeveritarët antieuropianë!

Lulzim Basha

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sula: 10/06/2018 18:53

    Bla bla bla filloje elektorati i makines se korruptuar me timoner Ramen

    Përgjigju
  • ZOTI.: 09/06/2018 18:57

    Rama PO aktivizon k**t be FIER si te VJEDHIN she BLEJNE vota be SHKEMBIM te " VENDEVE TE PUNES " ,Pervoje qe dha REZULTATE te majme ne ZGJEDHJET e kaluara.SITUATA NE FIER ESHTE ME PROBLEMATIKJA SE NE CDO QUTET TJETER PAS VLORES .NJE KATRAHURE E VERTETE.NJE MJEDIS KOMUNISTO- socialist I paprecedent ku per CDO GJE duhet te paguash .DUHET VETEM te LUTEMI qe TI shkurtohen ditet KETIJ abuzuesi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia