Rama në Twitter: Rilindja
Shqiptare, emergjente
Rama në Twitter: Rilindja<br />Shqiptare, emergjente<br style=

TIRANË - Pak minuta pasi TIA publikoi raportin mbi perceptimin e korrupsionit në Shqipëri, kryetari i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se vendi ka nevojë emergjente për rilindje.

Kryesocialisti, sikundër po bën rëndom muajt e fundit edhe këtë herë ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, në profilin e tij në rrjetin social, Twitter.
“Shqiperia pikiate ne renditjen e Transparency International. Vendi me i korruptuar i Europes. Emergjence per nje Rilindje Shqiptare!” shkruan Rama në rrjetin social.

TIA: PERCEPTIMI I KORRUPSIONIT NE RRITJE
Perceptimi i korrupsionit në Shqipëri është më i lartë se një vit më parë. Transparency International publikoi sot raportin mbi indeksin e perceptimit të korrupsionit ku Shqipëria renditet e 95-ta, së me një koeficient vlerësimi prej 3.1 në mesin e 183 shteteve të botës. Në krahasim me një vit më parë Shqipëria renditet 8 vende më poshtë. Në 2010 vendi ynë renditej i 87-ti me koeficient vlerësimi 3. 3.
Në rajon para Shqipërisë renditen Kroacia e Mali i Zi, të cilat ndajnë vendin e 66-të, me koefiçient vlerësimi 4.0 Maqedonia renditet e 69-ta, me koeficient 3.9 Serbia e 86-ta me koeficient 3.3 dhe Bosnjë e Hercegovina hyn në vendin e 91-të me koeficient 3.2.  Ndërsa pas lëmë vetëm Kosovën e cila renditet e 112-ta me koeficient vlerësimi 2.9.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?