Rama në Vjenë: Partneritet strategjik të Universitetit Bujqësor me Universitetin austriak BOKU! Brenda vitit 2030 universitet më të mira europiane në Shqipëri

VJENË-Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një vizitë 1-ditore në Vjenë, në ambientet e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU.

Rama shkruan se qëllimi i kësaj vizite është mbështetja e drejtpërdrejtë për Universitetin Bujqësor të Tiranës që të hapë dialogun me rektorin dhe drejtuesit e universitetit austriak, me të cilin synohet lidhja e një partnershipi strategjik.

"Vizioni Shqipëria2030 synon hapjen e madhe të universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjioze evropiane, deri në njehsimin e diplomave", shkruan Rama.

 “Arsyeja se pse erdha unë këtu dhe po i jap një rëndësi të veçantë programit të ri të qeverisë që do të jetë një prej përparësive të mandatit tjetër që nis në shtator. Dhe kjo ka të bëjë me përpjekje për të krijuar sinergji mes universiteteve evropiane dhe atyre shqiptare. Erdha vetë për t’u siguruar që përmes pranisë time do të kuptoni se sa e rëndësishme është kjo. Do të thosha që ëndrra jonë është të kemi universitetin tuaj në shërbim të universitetit të Shqipëri.

 Ju e dini se sa rëndësi i kushton Austria Ballkanit prej shekujsh edhe gjatë tranzicionit të ndërtimit të një shteti demokratik. Qeveria austriake  pavarësisht nga ngjyra e koalicionit që udhëheq vendin nuk është lëkundur në vullnetin e saj për të mbështetur Shqipërinë”- tha Rama gjatw bisedws me Rektorin e Universitetit BOKU.

Në këtë vizitë Kryeministri shoqërohej nga ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi. Me delegacionin, Rama zhvilloi një takim edhe me ministren e Bujqësisë dhe Turizmit të Austrisë, Elisabeth Koestinger.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:24
Rama me Ekonomin në Vjenë, takon ministren austriake të Bujqësisë dhe Turizmit

 

Gjatë vizitës në Vjenë, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim edhe me ministren e Bujqësisë dhe Turizmit të Austrisë, Elisabeth Koestinger. Qëllimi i takimi ishte jo vetëm për të nxitur lidhjen mes Universitetit Bujqësor të Tiranës e Universitetit Austriak BOKU, si edhe për të diskutuar mbi bashkëpunimin bilateral në fushën e zhvillimit rural e turistik

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë