Rama në Vlorë pas përmbytjeve
i dhuron shtëpi të re një familje

Rama në Vlorë pas përmbytjeve<br />i dhuron shtëpi të re një familje
VLORE - Kryeministri, i shoqëruar nga Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj dhe Presidenti i Shoqatës “Biznes Albania”, u rikthye në banesën e të moshuarës Dhora Gjoni në Novoselë, këtë radhë për t’i dorëzuar çelësat e shtëpisë së re. Shtëpia u ndërtua thuajse nga e para, me kontributin e “Biznes Albania”, pas përmbytjes së pak javëve më parë në jug të vendit.

Kreu i qeverisë i dhuroi çelësat e shtëpisë së rikonstrukuar familjes Gjoni, banesa e cilës e dëmtua masivisht nga vërshimet e Vjosës.

Shefi i mazhorancës pritet të vizitojë të gjithë fshatrat e përmbytur të kësaj zone, ku dhe do shohë nga afër finalizimin e e procesit të shpërndarjes së ndihmave si dhe atë të vlerësimit dhe kompensimit të dëmeve.
 
Pas takimit me banorët në Vlorë Rama ishte në lagjen “Kushtrimi” ku inspektoi punimet për ndërtimin e rrugës “Transballkanike”. Rama u shpreh i lumtur për nisjen e projektit ku theksoi se kjo vjen pas zgjidhjes së  problemit me banorët e zonës që preken nga ky projekt.

Kryeministri ishte edhe në shpërndarjen e pensioneve të para në qytetin bregdetar sipas skemës së re. Sipas Ramës, reforma në pensione është e vonuar nga qeveria e mëparshme që synonte vetëm të shtynte ditët në pushtet. Rama theksoi se falë skemës së re kushdo që paguan rregullisht sigurimet shoqërore do të ketë pension më të lartë. Kryeministri Rama inspektoi edhe punimet pergjate vijes bregdetare per projektin "Lungo Mare".


rama

rama
Foto të tjera

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë