Rama: Nëse Tusha humb rrugën
gratë do e çojnë në drejtimin e duhu

Rama: Nëse Tusha humb rrugën<br />gratë do e çojnë në drejtimin e duhu
LUSHNJE - Maxhoranca është ndalur ditën e sotme në qytetin e Lushnjes ku ka prezantuar aty Fatos Tushen si kandidat të sajin për këtë bashki, në zgjedhjet e 21 qershorit.

Rama i vlerësoi gratë si shtyllë të fortë në këto zgjedhje lokale, duke përmendur faktin se 50 % e kandidatëve për Këshillat Bashkiakë janë gra. Në këtë konktekst ai nuk la pas edhe një batutë për kandidatin Tushe. “Ne jemi të vendosur për ta çuar përpara projektin tonë, shenjat janë inkurajuese në çdo sektor. Edhe nëse Tusha do harrojë ndonjëherë rrugën me 50 % të grave në këshill menjëherë do e kuptojë se ku është drejtimi i duhur. Qeveria andej, gratë e këshillit këtej, nuk ka nga lëviz fare ky burrë”, tha Rama.

Çuko: Ta ka mbledhur gruaja. Rama: Mos u mer me këtë, por puno
Teksa kandidati i mazhorancës për bashkinë e Lushnjes, Fatos Tusha përfundoi fjalën e tij dhe t’i lënë radhën deputetit Socialist të Lushnjes, Arben Çuko, ishte kryeministri Rama i cili e rimori edhe një herë fjalën. Ka qënë një batutë e Çukos drejtuar Ramës, e cila ka bërë që kryeministri të merrte fjalën dhe t’i përgjigjej batutës së Çukos.
 
”Kur u ula më ndodhi diçka që e konsideroj incident me deputetin Arben Çuko. Më tha: Ta paska mbledhur gruaja. Tani unë i drejtohem zonjës Çuko: Zonjë, burri më duket se e keqkupton bashkëjetesën demokratike që ju i ofroni në shtëpi. Merrni masa që Arbeni që e njohim për një burrë të fortin dhe trim, të fortin dhe trimin ta bëjë në betejën për t’i çuar më tej projektet të vi t’i bjerë grushtit në tavolinwn e qeverisë”, tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS