Rama: Nesër zbulojmë bizneset që do të lejohen lirisht nga java tjetër, por me këtë kusht

Kategoritë e bizneseve që do të lejohen lirisht nga java e ardhshme do të publikohen nesër nga qeveria, por me një kusht, që administratorët të respektojnë protokollin e sigurisë. "Javën e ardhshme do të punojnë krejt lirisht brenda fashës së përcaktuar nga 05:00-17:30 apo me turne, të gjitha ata që nga nesër paradite do të jenë në kategoritë e lejuara që do të publikohen në faqen e e-Albania. Të gjitha bizneset në të gjitha këto kategori duhet të sigurohen që në cdo kolektiv të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave të përcaktuara, por edhe të mësojnë pasojat penale për shkelësit e këtyre rregullave" tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Falen të gjitha gjobat (ata që i paguan do marrin lekët), kthehen patentat! Rregullat e reja për në punë! 'Bie' policia, autorizimet vetëm tek e-Albania


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç