Kryeminstri Edi Rama nga Dublini foli sërish në lidhje me protestat që po zhvillohen në Tiranë prej disa muajsh.

"Çdo investim ynë mbështetet në parimet ligjore dhe të gjithë detyrohen t'i përmbushin ato. Çdokush duhet gjykuar në bazë të meritës dhe fakteve, sepse po jetojmë në një botë që e ka humbur pikënisjen. Në qershor patëm disa protesta që i trajtuam shumë seriozisht dhe morëm disa masa. A ka patur ndikim të huaj? Po edhe ky është fakt.

Regjimi iranian i ka duart e veta në ndezjen e protestës përmes shumë ndërhyrjeve nëpërmjet medias sociale. Ka shumë duar të tjera që kanë hyrë dhe, pas fillimit të qershorit, protesta nuk ishte më ajo që ishte. Tani nuk ka flamingo, ka zogj të tjerë, opozita politike, një kombinim skajesh nga e majta dhe e djathta ekstreme, së bashku me të drejtën e tyre legjitime dhe pastaj kishte dhunë që është e papranueshme", tha Rama.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE! Protestat e 'flamingove', rezultat i urrejtjes ndaj Trump! Investimi në Zvërnec do i bëj shqiptarët krenarë