ELBASAN - Kryeministri, Edi Rama, gjatë takimit të tij në qytetin e Elbasanit për prezantimin e kandidatët për Këshillin Bashkiak të këtij qarku ka “thumbuar” edhe një herë deputetin e PS-së për këtë qark, Ben Blushin dhe Partinë Demokratike për kritikat e tyre ndaj qeverisë.
 
“Duhet të jesh i marrë ose i ligë, që të kërkosh plotësimin e menjëhershëm të reformave. Duhet të jesh i marrë dhe i ligë po të thuash të kundërtën, ndëkohëqë kërkojnë llogari për ata plagë që ata vetë i hapën”, tha Rama, teksa ka theksuar se Pjesmarrja aktive dhe e drejtpëjtëpërdrejtë e anëtarëve për Këshillin Bashkiak në këto zgjedhje mer  një rëndësi të veçantë.
 
Më tejë, ai e ka vlerësuar pjesmarrjën e grave, 50% në këto zgjedhje si shumë të rëndësishme për gjithë shoqërinë. Sipas tij gratë janë shumë më pak të korruptuara dhsi të tilla do të jenë një ndihmesë shumë e madhe në luftën ndaj korrupsionit.

Pjesmarrja aktive dhe e drejtpëjtëpërdrejtë e anëtarëve për këshillin bashkiak në këto zgjedhje mer  një rëndësi të veçantë. Janë përshfshirë në këtë garë 50% gra. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shoqërinë tonë sepse në një shoqëri që është në betejë për varfërinë është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e grave dhe vajzave në politike. Kemi vënë re se aty ku ato janë të tërhequar varfëria dhe problemet sociale janë shumë më të mëdha se në ato vende ku ato janë prezente.
Populli ka pas të drejtë kur thotë po desh muhabet rri me burra, po deshe të zgjidhësh hall puno me gra. Ato kur e marin përsipër një punë e çojnë deri në fund. Janë shumë më pak të korruptueshme se burrat ndaj janë një vlerë e madhe në betejën me korrupsionin. Ata duke ndjerë peshën e një përgjegjësie të madhe që u është dhënë do të bëjnë të pamundur që të çojnë emrat e duhur në listat e Partisë Socialiste’
, tha Rama.

Teksa fliste për fushatën që po bëjnë kandidatët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 21 qershorit, fjalët e të cilëve Rama i cilësoi si e folur përçart, theksoi se habitet me kandidimin e Ardian Turkut për PD-në në qarkun e Elbasanit, duke thënë se ai është burrë i mirë.

“Amë thotë kush se ça është kjo fushata e PD se unë edhe e kuptoj edhe se kuptoj. Se si një qeveri të flasë kaq përçartë për problemet e komuniteteve. Ata flasin për ulien e çmimit të dritave. Si do kthejnë taksën e sheshtë, ajo miratohet në kuvend. Si do e kthejë Ardian Turku taksën e sheshtë. Ardian Turku është burrë i mirë, është burrë i mirë, është burrë i mirë, unë habitem se si kandidon ai për këtë parti”, tha Rama.  

Kryeministri Rama, më tej theksoi se papunësia dhe varfëria ishin kthyer në sëmundje kronike për qytetarët.

Sot ne mund të themi me krenari se e kemi marrë kthesën për të luftuar papunësie. Ne ju kemi dhënë dinjitetin e të pasurit të një pune, por dhe për sigurimet shoqërore. E vërteta është pak ndryshe dhe po ti referohemi INSTAT, ata i referohen sipas qejfit. Është e qartë se numri i të punësuarve, sipas INSTA është rritur 18 për qind më shumë. Ka më shumë të papunë, se të punësuar rishtas. Pasi ne mund të merrnim mirënjohje për shkopin magjik të magjistarëve në botë nëse do e bënim këtë. Në çdo sektor është mjaftueshmërisht një pamje e plotë se jemi në drejtimin e duhur dhe se vota e 21 qershorit vlen për tu theksuar. Në 20 vite partitë politike kanë deklaruar se duhet reforma administrative. Qytetarët e dine sa kanë hequr për vite të tëra, pasi komunat nuk kanë bërë asnjë shërbim. Kështu jetuam në një Shqipëri, ku një komunë mblidhte dhe ja çonte plehrat komunës tjetër. Bashkia e re e Elbasanit ka mundësi që të përfitojë përmes investimit gjithë banorët. Mungesa e ujit të pijshëm është një gangrenë, i cili ishte ndarë në 400 pjesë dhe u bë një sistem që ‘oburra kush të vidhte”, tha Rama.

Ndërsa përsa i përket problemeve me kanalet kulluese dhe ato vaditëse për të gjitha fshatrat që nga qeveria e kaluar, por edhe nga komunat nuk është bërë asgjë sipas Ramës, tashmë të gjitha kompetencat i mer bashkia e re, e cila do ti japë sa më parë zgjidhje këtij problemi.

Kjo reformë ka një rëndësi themelore për fshatin dhe të gjithë ata që punojnë me tokën, pasi bashkitë e reja marin të gjitha kompetenat, financimin për kanalet e ujit dhe ato kulluese. Kjo do të bëjë që edhe monitorimi i cilësisë të ketë një filtër që është vetë bashkia. Kështu, paratë që janë derdhur pa fund demek për pastrimin e kanaleve ti kthehen qytetarit nëpërmjet bashkisë, me pastrimin e kanaleve ujitëse dhe atyre kulluese", tha Kryeministri Rama. 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)