Nderimi i hebrenjve në vendin tonë vijon të jetë një prioritet për qeverinë shqiptare.
Kryeministri Edi Rama në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit tha se Shqipëria është mishërimi i një vendi për mbrojtjen e hebrenjve, duke thënë se shumë familje shqiptare kanë vendosur veten në rrezik duke u dalë për zot. Këtu ai shtoi se pas miratimit të projekt rezolutës kundër antisemitizmit në Kuvend do të bëhet edhe një muze në Vlorë që do të nderojë komunitetin e tyre.
"Shqipëria është mishërimi i një vendi për mbrojtjen e hebrenjve dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm. Shqipëria e sheh Izraelin si shtyllë të bashkëjetesës fare. Mund të konfirmojmë lehtësisht që hebrenjtë që peripecitë e jetës i sollën në vendin tonë e u kthyen në një gur të çmuar.
Shqipëria ishte vendi që u kthye në shtëpi për hebrejtë që para luftës së dytë botërore ku komuniteti hebre u njoh ligjërisht me besimin e vet. Kjo u pa natyrisht edhe fare qartë edhe gjatë luftës botërore se çfarë hebrejtë donin të thonin për shqiptarët. Familje shqiptare vendosën jetën në rrezik për të mbrojtur hebrejtë. Ishin familje myslimane dhe të krishtere, dhe i kanë mbrojtur me jetën e tyre. Doja të sillja episodoin e dy vëllezërve që strehuan një familje të madhe hebreje. Ata u strehuan në kampin në Gjermani duke dhnë një identitet të rreme duke thënë se ishin ata nazistët që po kërkonin.
Por nuk është vetëm e shkuara por edhe e tashmja e cila vlen shumë për ne ku duhet të evitojmë çdo formë antisemitizmi të kërcënimit për hebrejtë, për vlerat tona e parimet në cilat vendet jetojnë të ardhmen tonë të përbashkët. Pak muaj më parë ne me shumë krenari inaguruam një memorali dedikuar kujtesën së holokaustit. Në Vlorë ishin një numër i madh hebrejsh në mes të shek 15 dhe për atë punë do të bëhet një muze që do të nderojë komunitetin hebre, këtë miqësi. Po ashtu do të quhet rruga e hebrenje e cila u ndryshua gjatë komunizmit por asnjëherë nuk ndryshoi në jetën e njerëzve. Sot si emër zyrtar eshte rruga e Hebrejve", tha kryeministri.
Më tej Rama shtoi se anti-semitizmi është një kërcënim real që shkon përtej asaj që shënjestron. "Gjatë kryesisë sonë ne kemi vendosur theksin në çështjen e antisemitizmit në bashkëpunim me shumë aktorë që të përpiqemi e të ndërgjegjësojmë sa më shumë të jetë e mundur se antisemitizmi është një kërcënim real që shkon përtej asaj që shënjestron.Kuvendi miratoi rezolutën kundër antisemizmit. Ne duhet të përballemi dhe ta kosiderojmë si diçka të përhershme. Duhet të vijojmë ta luftojmë me çdo formë antisemitizmit. Të jemi të bashkuar që ta shterojmë.
Do doja të përfitoja nga vëmendja juaj për të theksuar kërcënimin që vjen nga e gjithë veprimtaria që shfaqet në rrjetet sociale. Kjo është forma më e re e përhapjes së anti-semitizmit. Nuk ka shumë shpresë në shoqërinë digitale. Sfida e luftës kundër antisemitizmit duhet të jetë sot më shumë se kurrë një thirrje ndaj ndërgjegjes", tha Rama.
Lajmi kryesor: