Mbahet Forumi kundër Anti-semitizmit/ Pompeo: Shqipëria mike e SHBA! Rama: U bëmë 'shtëpi' për hebrenjtë, në Vlorë muze në nderim të tyre

TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë mban Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit në një videokonferencë, ku në fjalën e tij Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeu e cilësoi Shqipërinë si mike e madhe e SHBA-ve dhe se toleranca në mbrojtjen e hebrenjve reflektohet edhe në Kuvendin e sotëm.

'Është nder për Shqipërinë dhe trashëgiminë e saj dhe për tolerancën e saj, ashtu siç reflektohet nga ky Kuvend që bashkon përpjekjet për të luftuar Anti- semitizmin', tha Pompeo.

Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria është mishërimi i një vendi për mbrojtjen e hebrenjve dhe se së shpejti në Vlorë do të ketë një muze në nderim të tyre.

'Në Vlorë ishin një numër i madh hebrejsh në mes të shek 15 dhe për atë punë do të bëhet një muze që do të nderojë komunitetin hebre', theksoi Rama.

Ndërkohë kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ka theksuar se shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është nder për shqiptarët, teksa nuk ngurroi t'i çojë një 'mesazh' edhe presidentit Meta.

'Humanizmi i shprehur ndaj çdo komuniteti në rrezik, toleranca ndër-fetare dhe vlera të tjera të popullit shqiptar vlejnë të përmenden, veçanërisht për të luftuar synimet e atyre që provokojnë frymën e konfliktit dhe intolerancës', u shpreh Balla.

Në Forumin që zhvillon Kuvendi ynë merr pjesë edhe presidentin Parlamentit Europian, David Sassoli kryeparlamentarët  e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe folës të tjerë.

Kujtojmë që Parlamenti i Shqipërisë miratoi të enjten (22 tetor) projekt-rezolutën për përkufizimin e përdorshëm për Anti-Semitizimin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit. kjo projekt-rezolutë është miratuar me 111 vota pro. Asnjë deputet në sallë nuk ka dalë kundër dhe pas votimit të gjithë kanë duartrokitur. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:51
Pompeo: Toleranca juaj në mbrojtje të hebrenjve reflektohet sot në këtë Kuvend! Shqipëria mik i madh i SHBA-së

Sekretari Amerikan i Shtetit është shprehur se është nder për shqiptarët dhe trashëgiminë kjo tolerancë e saj, e cila reflektohet edhe në këtë Kuvend.

'Është nder për Shqipërinë dhe trashëgiminë e saj dhe për tolerancën e saj, ashtu siç reflektohet nga ky Kuvend që bashkon përpjekjet për të luftuar Anti- semitizmin', tha Pompeo në fjalën e tij.

Fjala e plotë e Mike Pompeo

Është e udhës që ky forum zhvillohet nga Shqipëria, një mik i madh i SHBA-ve.

Falë heroizmit të shqiptareve në Luftën e Dytë Botërore, që ishin strehe e hebrenjve, i dhanë dokumente për të jetuar hebrenjve dhe në fund të luftës kishte më shumë hebrenj në Shqipëri se në fillim të luftës.

Është nder për Shqipërinë dhe trashëgiminë e saj dhe par tolerancën e saj, ashtu siç reflektohet nga ky Kuvend që bashkon përpjekjet për të luftuar anti semitizmin.

Por nuk jemi këtu për te folur për historinë, së pari duhet ta identifikojmë ketë kërcenim, pastaj ta luftojmë Anti-semitizmin, siç tha edhe Trump që duhet të bëhet përkufizimi i antisemitizmit për të pasur një fushë të përbashkët veprimi.

Kemi parë një përhapje të antisemitizmit në vendet myslimane dhe kjo është shqetësuese, duhet që ata të flasin në gjuhën e paqe, duhet të garantojmë sigurinë e çdo personi që të jetojmë krah për krah në paqe. Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Ora 16:44
Rama nga forumi kundër Anti-semitizmit: Shqipëria u kthye në shtëpi për hebrenjtë, në Vlorë do bëhet një muze që do nderojë komunitetin e tyre

Nderimi i hebrenjve në vendin tonë vijon të jetë një prioritet për qeverinë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit tha se Shqipëria është mishërimi i një vendi për mbrojtjen e hebrenjve, duke thënë se shumë familje shqiptare kanë vendosur veten në rrezik duke u dalë për zot.  Këtu ai shtoi se pas miratimit të projekt rezolutës kundër antisemitizmit në Kuvend do të bëhet edhe një muze në Vlorë që do të nderojë komunitetin e tyre.

"Shqipëria është mishërimi i një vendi për mbrojtjen e hebrenjve dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm. Shqipëria e sheh Izraelin si shtyllë të bashkëjetesës fare. Mund të konfirmojmë lehtësisht që hebrenjtë që  peripecitë e jetës  i sollën në vendin tonë e u kthyen në një gur të çmuar.

Shqipëria ishte vendi që u kthye në shtëpi për hebrejtë që para luftës së dytë botërore ku komuniteti hebre u njoh ligjërisht me besimin e vet. Kjo u pa natyrisht edhe fare qartë edhe gjatë luftës botërore se çfarë hebrejtë donin të thonin për shqiptarët. Familje shqiptare vendosën jetën në rrezik për të mbrojtur hebrejtë. Ishin familje myslimane dhe të krishtere, dhe i kanë mbrojtur me jetën e tyre. Doja të sillja episodoin e dy vëllezërve që strehuan një familje të madhe hebreje. Ata u strehuan në kampin në Gjermani duke dhnë një identitet të rreme duke thënë se ishin ata nazistët që po kërkonin.

Por nuk është vetëm e shkuara por edhe e tashmja e cila vlen shumë për ne ku duhet të evitojmë çdo formë antisemitizmi të kërcënimit për hebrejtë, për vlerat tona e parimet në cilat vendet jetojnë të ardhmen tonë të përbashkët. Pak muaj më parë ne me shumë krenari inaguruam një memorali dedikuar kujtesën së holokaustit. Në Vlorë ishin një numër i madh hebrejsh në mes të shek 15 dhe për atë punë do të bëhet një muze që do të nderojë komunitetin hebre, këtë miqësi. Po ashtu do të quhet rruga e hebrenje e cila u ndryshua gjatë komunizmit por asnjëherë nuk ndryshoi  në jetën e njerëzve. Sot si emër zyrtar eshte rruga e Hebrejve", tha kryeministri. 

Më tej Rama shtoi se anti-semitizmi është një kërcënim real që shkon përtej asaj që shënjestron. "Gjatë kryesisë sonë ne kemi vendosur theksin në çështjen e antisemitizmit në bashkëpunim me shumë aktorë që të përpiqemi e  të ndërgjegjësojmë sa më shumë të jetë e mundur se antisemitizmi është një kërcënim real që shkon përtej asaj që shënjestron.Kuvendi miratoi rezolutën kundër antisemizmit. Ne duhet të përballemi dhe ta kosiderojmë si diçka të përhershme. Duhet të vijojmë ta luftojmë me çdo formë antisemitizmit. Të jemi të bashkuar që ta shterojmë.

Do doja të përfitoja nga vëmendja juaj për të theksuar kërcënimin që vjen nga e gjithë veprimtaria që shfaqet në rrjetet sociale. Kjo është forma më e re e përhapjes së anti-semitizmit. Nuk ka shumë shpresë në shoqërinë digitale. Sfida e luftës kundër antisemitizmit duhet të jetë sot më shumë se kurrë një thirrje ndaj ndërgjegjes", tha Rama.

Ora 16:14
Balla 'thumbon' Metën: Vlerat e shqiptarëve luftojnë ata që synojnë konflikt dhe intolerancë

Në fjalën hapëse të Forumit kundër Antisemitizmit, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ka thumbuar presidentin Meta duke u shprehur se humanizmi i shqiptarëve dhe toleranca fetare vlejnë të përmenden për të luftuar ata që provokojnë e konflikt dhe intolerancë.

Fjala e plotë e Taulant Ballës
Shqipëria, përgjatë shekujve i ka rezistuar pushtimeve dhe zaptimeve të shumta. Ne e kemi kaluar këtë të shkuar të turbullt dhe kemi ndërtuar një demokraci të zhvilluar dhe stabilitet ekonomik. 
Gjatë gjithë kësaj, Shqipëria ka ruajtur një kulturë të veçantë kombëtare.
Ne kemi një gjuhë të lashtë, unike.
Më e rëndësishmja, Shqipëria ka ruajtur gjithashtu një sërë vlerash kombëtare të qëndrueshme.
Historia e komunitetit hebraik të Shqipërisë ilustron më së miri vlerat mbi të cilat është ngritur vendi ynë.
Që në Shekullin e Dytë ka ekzistuar një prani e hebrenjve në Shqipëri, por në vitet 1930 numri i tyre është tkurrur në vetëm 200 persona.|
Menjëherë pas pushtimit nazist të vendit tonë, në vitin 1943, ata shpejt shenjëstruan hebrenjtë e Shqipërisë.
Shqiptarët, të bashkuar, qëndruan përkrah bashkatdhetarëve të tyre hebrenj.
Autoritetet shqiptare refuzuan të dorëzonin listat e hebrenjve, ndërsa shqiptarët e thjeshtë – myslimanë e të krishterë – rrezikuan jetët e tyre duke fshehur fqinjët hebre.
Hebrenjtë e Shqipërisë jo vetëm mbijetuan, por numri i tyre u rrit në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pasi shumë hebrenj u strehuan nga vendet fqinje dhe evropiane.
Populli shqiptar bëri një zgjedhje historike duke iu bashkuar aleancës më progresiste të kohës, gjatë Luftës së Dytë Botërore. 
Për më shumë se shtatë dekada, morali i politikës botërore është ndërtuar mbi vlerat e anti-fashizmit.
Rendi botëror dhe paqja mbeten sot e do të vazhdojnë të qëndrojnë në themelet e anti-fashizmit. Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri është një nga shprehjet më të shkëlqyeshme të anti-fashizmit të popullit tonë.
Sjellja unike e shqiptarëve ndaj hebrenjve ka konfirmua një cilësi të shkëlqyer të pikëpamjeve të tyre mbi botën dhe një virtyt popullor që është pjesë e imazhit të një vendi të përparuar.
Humanizmi i shprehur ndaj çdo komuniteti në rrezik, toleranca ndër-fetare dhe vlera të tjera të popullit shqiptar vlejnë të përmenden, veçanërisht për të luftuar synimet e atyre që provokojnë frymën e konfliktit dhe intolerancës.
Ky kapitull i shquar dhe kryesisht i patreguar i historis së Shqipërisë nuk është një episod i rastësishëm. Ndjenja e nderit, besimit dhe respektit mes shqiptarëve, pavarësisht fesë apo besimit, është rrënjosur në strukturën etike dhe morale të Shqipërisë. Kjo është pjesë e një kodi shekullor të njohur si “besa”, një kod nderi. 
Një jetë e mbushur me “besë” është një jetë besimi të qëndrueshëm mes fqinjëve, një angazhim për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar njëri-tjetrin. 
Ndaj, shpëtimi i vëllezërve tanë hebre nga tmerret e nazizmit nuk ka qenë thjeshtë një akt i veçantë heroizmi gjatë kohërave më të errëta të njerëzimit. 
Ka qenë çështje nderi kombëtar, krenarie për atë çfarë do të thotë të jesh shqiptar! Bota e sotme është bërë e ndërlidhur. Po jetojmë sfida të vështira.
Evropa sot është një komunitet pa kufinj, multietnik, multikulturor dhe shumë gjuhësh. Shqipëria është gati të ulet në një tryezë me BE-në dhe të negociojë për anëtarësimin e saj,
Deri ditën që do të jemi anëtar. Dhe aty do të qëndrojmë krenarë, duke ndriçuar me vlerat tona themelore: humanizmin, mbrojtjen e atyre që janë në rrezik dhe tolerancën fetare.
Toleranca fetare dhe etnike mes shqiptarëve ka qenë historikisht e pandashme.  Evropës sot i duhet një thirrje aktuale për frymën e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare.  
Jam shumë krenar që Kuvendi i Shqipërisë ka hedhur një hap të rëndësishëm të enjten e javës së kaluar me miratimin unanim të përkufizimit të IHRA-s, gjë që mund të shërbejë si model për tu ndjekur nga parlamentet e tjera të rajonit.

 

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ALEKO BEDINI: 30/10/2020 00:02

    Eshte fakt historik qe shqipetret e thjeshte te obliguar nga kodi i vecante moral i tyre i quajtur Besa , mbrojten jetet e shume mysafireve hebrenje te strehuar ne shtepite e tyre.Bota duhet ta njoh kete gjest te rralle human e fisnik te shqipetreve deri tashe i pa njohur.persa i perket muzeumuit per hebrenjte ne shqiperi nuk jame i sigurte Ndaj shqipetreve eshte bere genocid nga fqinjet tane por nuk di te kete ndonje muzeum te ketij karakteri..

    Përgjigju
  • ALEKO BEDINI: 29/10/2020 23:55

    mbrojtja e hebrejeve nga shqipetret e thjeshte, ka qene nje fakt historik , deri vone i pa treguar. Behet mire qe bota ta njoh se si shqipetaret duke u udhehequr nga kodi i tyre shekullor moral i Beses mbron mikun apo mysafirin , madje ben dhe sakrifice per mbrojtjen e mikut ne shtepi e tij.Persa i perket muzeumit per hebrenje jame ne medyshje. Karshi shqipetreve eshte bere genocid nga sllavet dhe greket por nuk di te kete nje muzeum te tille pe ta..

    Përgjigju
  • Alb: 28/10/2020 21:03

    Shqiptaret skane pasur ndonjeher frym intolerance as me hebrenjt as me myslimanet madje ne shqiperi as me komunizmin dhe komunistat ska frym intolerance vtm per vend parkimi dhe pse me shikon keq jane ceshtjet me serioze ketu.

    Përgjigju
  • komentues: 28/10/2020 18:15

    naivitet si gjithmone i shqiptareve. e lexova ligjin : skandal... e cpret nga Balla and co. Sikur i kishin mare fjalite ne ligj nga organizatat e cifuteve nacionaliste, e direkt ne ligj ... pika cfare plehra nga cfaredo ane kemi ne qeverisje (per ata qe bbesojne ne qeverisjen e momentit ne shqiperi). Vertet nje travesti ky ligj tek sheh se si ne israel po zhduken nga faqja e dheut palestinezet me te njejtat metoda qe nazistet i godisnin cifutet. Ironia e ketij shekulli ka zgjedhur kete skene ne shqiperi per te na kujtuar dhe nje here historine. Te shpiesh uje ne politikat zioniste te Izraelit me nje top lecke si shqiperia, kjo po qe eshte novitete!

    Përgjigju
  • Opionisti: 28/10/2020 18:14

    Po te drejta cifute mos haro se istraeli ka mbere krime kunder shqiptare

    Përgjigju
  • wow: 28/10/2020 17:53

    ja dhe ky qe ca sthabper Trump perpara zgjedhjeve te 2016, ik o plehre e shitur per 2 dollar, forza Trump

    Përgjigju
  • Papi: 28/10/2020 17:29

    Turp turp...muzeu duhej nqs shqiptaret do i kishin perndjekur atehere do kishte kuptim muzeu qe te mos perseritej ai gabim por shqiptaret i ndihmuan. Pra eshte izraeli qe duhet ta nderoje fisnikrine tone dhe jo te lavderojme veten izraeli ska ber asgje per kujtimin e kesaj ngjarje bile me duket sikur ky fakt e bezdis sepse ndryshe km i izraelit duhet te ishte ne shqiperi per cdo vit ne perkujtimin e kesaj ngjarje sepse jane aq te pakta rastet historike qe kane ndodhur pro izraelit qe mund ti numerojme ne gishtat e dores

    Përgjigju
    • Daku: 28/10/2020 19:39

      Sa klas shkoll ke o shpellari. Papi dhe di pak nga historia apo vetem historin e sali kriminelit di ....pffffff i mbaruar.....

  • Joni: 28/10/2020 17:24

    Mezi po prisnim folsin kryesor. Me duket se ishte Balla e jo Pompeo. Foli miku nga larg pese rreshta! Keta tanet kishin bere hartime per epopene e popullit neper shekuj.

    Përgjigju
  • Free: 28/10/2020 16:36

    Paraja te ben te hidhesh perpjet. Baballaret e ktyre ne kohen e komunizmit i internuan hebrejt neper zona te egra.

    Përgjigju
    • Popull: 28/10/2020 18:00

      Bravo Shqiperia

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion