Rama nga Gjermania: Për ne BE nuk është çështje paraje, shumë realitete e shohin si ‘bankomat’! Edhe nëse unioni ‘zhduket’ do luftojmë për integrimin

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama nga Gjermania foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për kreun e qeverisë, integrimi në union është një prioritet për të cilin po punohet, ndërsa theksoi se duhet të realizojnë të gjitha ‘detyrat e shtëpisë.

“Nuk është për të kënaqur Merkel apo Scholz, na duhet t’i bëjmë këto detyra shtëpie”, tha Rama.

Rama u ndal edhe në të shkuarën e Shqipërisë, duke thënë se ishte një Kore e Veriut në mes të Europës, por sot Shqipëria është vendi më pro europian në Europë. Kreu i qeverisë me batuta tha se edhe nëse unioni ‘zhduket’ Shqipëria sërosh do jetë duke luftuar për t’u bërë pjesë e tij.

“Ishim një Kore e Veriut në mes të Europës për shumë e shumë vite. Në të njëjtën kohë u bëmë i vetmi vend që pas rënies së komunizmit nuk kishte një parti komuniste dhe ende nuk e kemi një. As parti komuniste dhe as diçka të ngjashme me të. Izolimi ynë tejet i dhimbshëm na bëri që të jemi ai vend që sot të jetë vendi më pro europian në Europë. Për ne të jesh pjesë e BE është aq thelbësore sa ishte për etërit themelues që nisën të ndërtonin BE.

Të jesh pjesë e BE për në është të jesh pjesë e një bashkësie paqeje. Në shumë realitete BE konsiderohet si bankomat, për ne nuk është kështu. S’ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me një parametër paqeje të mbështetur në vlera. Parametër sigurie mbështetur në vlera. Nuk e di se ca ndodhë me BE në vitet që vijnë, por është e sigurt se edhe nëse BE zhduket, Shqipëria do vazhdojë përpjekjet për të qenë pjesë e BE”, Rama.

Deklaratat Rama i bëri gjatë pjesëmarrjes në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor” në “Charlemagne Prize on Europe”, ndërsa tha se edhe me planin e rritjes, vendet e Ballkanit perëndimor po ndihmohen për të qenë sa më shpejt në familjen europiane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:46
Emigrimi/ ‘Është shndërruar në luftë për mish të freskët’, Rama: Gjermania dhe Perëndimi s’do e zgjidhin këtë problem duke marr të rinjtë shqiptarë

 

Kryeministri Edi Rama nga Gjermani komentoi edhe emigrimin e të rinjve, duke thënë se ky është një problem që po prek të gjitha vendet të cilat po përballen me mungesë të krahut të punës. Rama tha se është kthyer në një luftë për ‘mish të freskët’ se si të merren të rinjtë shqiptarë në Gjermani. Por sipas tij, Gjermania dhe Perëndimi nuk do mund ta zgjidhin këtë problem pas disa vitesh duke marrë të rinjtë shqiptarë. Që Gjermania të ruajë fuqinë ë saj ekonomike, Rama tha se në 2030 do ti duhen edhe 7 mln krah i ri pune.

“Është shndërruar në luftë për mish të freskët. Si të marrim të rinj nga ne që të vijnë këtu. Nuk është më koha kur shqiptarët apo të tjerë nga BP shiheshin si problem. Ata janë më të preferuarit se janë të bardhë, se edhe kur janë myslimanë nuk e kanë të vështirë të përshtaten edhe më tepër se kaq, qofshin myslimanë apo të krishterë nga BP, janë mbi të gjitha europian dhe dana të jenë pjesë e saj. Si mundet që vende si Shqipëria të përballen me këtë. Si mund ta ndalim? Përgjigja më e lehtë është lufto korrupsionin, duhet të rrisni pagat. Si mund ta bëjmë gjithë këtë dhe tu themi ja ku i keni gati, je infermiere ja ku e rrogën më mirë se në Gjermani, a je doktor ja ku e ke pagën më mirë se në Gjermani. Është e pamundur, kush mendon ndryshe nuk mendon si duhet. Ky është një problem i madh dhe ne po përpiqemi të përballemi me të, kemi bërë shumë përparim kemi shkuar nga një pagë mesatare në sektorin publik rreth 450 euro në 900 euro në qershor. Është një problem i madh që Gjermania dhe Perëndimi nuk do e zgjidhin duke marrë shqiptarët. Nëse Gjermani do të dojë të vazhdojë të jetë Gjermani, në 2030 do ti duhen edhe 7 mln krah i ri pune, ose do ti gjejë ose nuk do jetë Gjermani në nivelin e ekonomisë së saj”, tha Rama.

Ora 20:35
Rama: Nuk kemi marrëdhënie të ngushta dhe as nuk kemi oreks për t’i pasur me Rusinë

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Aachen të Gjermanisë në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor” në Charlemagne Prize on Europe. I pyetur për Rusinë, Ram atha se Shqipëria nuk ka marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe as nuk ka oreks për t’i pasur.

Për shkak të historisë sonë ne nuk kemi as marrëdhënie të ngushta dhe as oreks për ti pasur me Rusinë, sepse diktatori ynë vendosi të dilte nga blloku lindor dhe traktati i Varshavës kur Hrushov vendosi të ndryshoje linjën politike në Moskë. Shqipëria mbeti besnike e Stalinit deri në vitet 90. Në kohën kur Stalini nuk ishte më në shtetet kryesore në BE, ne e kishim në pjesën më qendrore të kryeqytetit. Për shkak të kësaj ne nuk kemi aspak oreks për tu afruar me Rusinë. Në 33 vjet qysh se dolëm nga errësira kurrë s’ka pasur një vizitë zyrtare të palës sonë në Moskë dhe asnjëherë një vizitë në nivelin e lartë të Moskës në Tiranë. Nuk na mungon. Në vende të tjera, përjashto Kosovën, në vende të tjera Rusia është me mjaft ndikim.

Ora 20:28
Rama: Ja pse e dua akoma Angela Merkel! Mblodhi për herë të parë liderët e Ballkanit Perëndimor, jo për t’u vrarë me njëri-tjetrin, por për integrimin në BE

 

Nga Gjermania, kryeministri Edi Rama, nuk kurseu një mirënjohje për ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila inicioi nismën e Procesit të Berlinit, një shtysë për të çuar para procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Rama tha se për këtë arsye e do akoma Merkel, sepse ishte e vetmja që mblodhi për herë të parë bashkë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor, jo për t’u vrarë me njëri-tjetrin, por për të punuar për një të ardhme të përbashkët

“Angela Merkel bëri diçka të rëndësishme për historinë e BP dhe për ritmin e integrimit tonë në BE, duke nisur atë që sot njihet si Procesi i Berlinit. Për herë të parë në historinë tonë 6 udhëheqës të vendeve më me telashe të BE, që janë parë si të tmerrshmit, u takuan në Berlin në 2014, 10 vjet më parë. U bëmë bashkë jo për të vrarë njëri-tjetrin, jo për ti bërtitur njëri tjetrit dhe jo për të diskutuar se kush ka ardhur i pari, kush ka ardhur më pas dhe kush ka të drejtën për t’u imponuar, por u takuam të diskutonim se çfarë mund të bënim bashkë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Kjo nën që unë akoma e dua Merkel dhe kjo nënkupton që prej asaj kohe ne nisëm një proces që na solli gjithnjë e më pranë dhe sot kemi një komunikim të vazhdueshëm dhe sistematik. Tashmë kemi edhe planin e ri të rritjes për BP, një produkt novator, që këto vende kanë nevojë të ndihmohen për të qenë më shpjet në BE”, tha Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Immediately: 09/05/2024 00:08

    Shqipëria duhet të hedhë në Gjyq Në Hagë, Konferencën e Parisit të 1913..apo Vendimet absurde të Kongresit që e coptuan atë....!..merrni si relatore shumë të nderuar znj.E.Kocaqi...!

    Përgjigju
  • Emigranti: 08/05/2024 21:37

    O Kr.Minister nuk thuhet per emigrantet mish i fresket o legen se sjane punetor e punetore sexi, por jane njerez te nderuar qe kan neveri te jetojne nen thundren e partive kurva Shqiptare jane ata pa te cilet shqiperia do ishte nje kazan plehrash po te ishte per nivelin e ekonomik te shkaterruar Shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror