Kryeministri Edi Rama nga Gjermani komentoi edhe emigrimin e të rinjve, duke thënë se ky është një problem që po prek të gjitha vendet të cilat po përballen me mungesë të krahut të punës. Rama tha se është kthyer në një luftë për ‘mish të freskët’ se si të merren të rinjtë shqiptarë në Gjermani. Por sipas tij, Gjermania dhe Perëndimi nuk do mund ta zgjidhin këtë problem pas disa vitesh duke marrë të rinjtë shqiptarë. Që Gjermania të ruajë fuqinë ë saj ekonomike, Rama tha se në 2030 do ti duhen edhe 7 mln krah i ri pune.
“Është shndërruar në luftë për mish të freskët. Si të marrim të rinj nga ne që të vijnë këtu. Nuk është më koha kur shqiptarët apo të tjerë nga BP shiheshin si problem. Ata janë më të preferuarit se janë të bardhë, se edhe kur janë myslimanë nuk e kanë të vështirë të përshtaten edhe më tepër se kaq, qofshin myslimanë apo të krishterë nga BP, janë mbi të gjitha europian dhe dana të jenë pjesë e saj. Si mundet që vende si Shqipëria të përballen me këtë. Si mund ta ndalim? Përgjigja më e lehtë është lufto korrupsionin, duhet të rrisni pagat. Si mund ta bëjmë gjithë këtë dhe tu themi ja ku i keni gati, je infermiere ja ku e rrogën më mirë se në Gjermani, a je doktor ja ku e ke pagën më mirë se në Gjermani. Është e pamundur, kush mendon ndryshe nuk mendon si duhet. Ky është një problem i madh dhe ne po përpiqemi të përballemi me të, kemi bërë shumë përparim kemi shkuar nga një pagë mesatare në sektorin publik rreth 450 euro në 900 euro në qershor. Është një problem i madh që Gjermania dhe Perëndimi nuk do e zgjidhin duke marrë shqiptarët. Nëse Gjermani do të dojë të vazhdojë të jetë Gjermani, në 2030 do ti duhen edhe 7 mln krah i ri pune, ose do ti gjejë ose nuk do jetë Gjermani në nivelin e ekonomisë së saj”, tha Rama.
Lajmi kryesor: