Rama nga Korça: Do nisim me
transparencën, ku i çuan paratë

Rama nga Korça: Do nisim me<br />transparencën, ku i çuan paratë
KORÇË – Socialistët kanë nisur Konferencën Rajonale të Programit të tyre në Korçë. Deputetët socialistë po prezantojnë me pika të shkurtra e të qarta, reformën në Polici, në ekonomi, në burimet minerale, në ekonomi dhe në bujqësi.

Këtë konferencë e ka njoftuar vetë sot, Kryetari i PS-së, Edi Rama, nëpërmjet rrjetit social “Twitter”, të gjithë simpatizantët e Partisë Socialiste. “Sot, në orën 16, Konferenca Rajonale e Programit në Korçë. Pas interesimit të jashtëzakonshëm në Shkodër e Dibër, të shohim Korçën", shkruante ai.
 
RAMA: PËR ÇFARË E NDËRRUAM SISTEMIN?! QË TË MBETEMI SKLLEVËR?!

"Për çfarë e ndërruam sistemin ne?! Që këtu, në fushat e Korçës, duhet të gëlojë prodhimi dhe pasuria që prodhon mirëqënie, jemi në kushtet kur nuk vaditet as çereku I tokës?! Për t’I kaluar njerëzit në fshat nga skllevër të komunizmit në skllevër të këtyre pamundësive, që vijnë nga fakti se në Shqipëri nuk ka Shqipëri demokratike?! Se Shqipëria sot vuan e lëngon pikërisht se ka ata në krye. Ne nuk e ndërruam sistemin që të vijnë në vitin 2013, me 1 milionë të papunë, me një popull që jeton I zhytur në varfëri dhe mbetet në mëshirë të fatit".

Ne duhet të pranojmë se këta kanë shtruar 10 mijë metra katrorë, kanë shtruar rrugë sa t a shtrojnë 33 herë lart e poshtë e poshtë e lartë poshtë e lartë e lart e poshtë e ne duhet të pranojmë më keq akoma se këta kanë bërë aq shumë rrugë sa të shtrojnë rrugën nga Tirana në Tokio. Madhe, madje, këta, në qoftë se kanë bërë 10 mijë, u kanë mbetur dhe ca sa ta shpojnë tokën e të dalin nga ana tjetër. Edhe sikur t’I bënin edhe këto e të dilnin nga ana tjetër, nder të madh do I bënin këtij populli. Edhe e dini ku I bie të dalin po e shpuan tokën?! Në Honolulu, aty ku vërtet pretendon se je I dyti ën botë për zhvillim ekonomik dhe je në garë me Kinën".

BIZNESIT TAKSOHET DYFISH NGA TË KORRUPTUARIT
Ne kemi takuar shumë biznesmenë në këtë periudhë, kryesisht në mënyrë ilegale, se kanë frikë. Njëri prej tyre më tha: para se të di sa janë taksat dhe sa do paguaj, a ka mundësi të kem nj qeveri që të më heqë qafe ata që më vijnë tre herë në javë në ndërmarrjen time dhe më sillen pronarë? Nisem në punë, kam 70 punëtore dhe sa pi kafen, me thotë sekretarja: Erdhën! Njeri më kostum gri, me kapele majtas dhe cigare djathatas, që më thotë si e ke hallin? Ndërkohë që hallin e kanë ata. Prandaj, në totalin e biznesit të madh, që thuhet se e ka taksën 10%, mesatarja e parave që biznesmenët nxjerrin nga xhepi në këtë mënyrë, rritet dysfish.

NUK KA MË NDIHMË EKONOMIKE, POR PUNËSIM

Nuk do ketë më ndihmë ekonomike si kjo, lëmoshë për të lënë peng zgjedhësit. Ne ndihmën ekonomike do ta vendosim në dispozicion të punësimit. Do të bashkëpunojmë me sipërmarrjet, me kompanitë fason, do të mbështesim marrjen në punë. Mirëpo, ka ende më shumë se kaq, Kush është pa punë, është i pasiguruar. Po u sëmur, duhet të paguaj. Po e pati të rëndë sëmundjen, duhet të shesë edhe shtëpinë. Ne kemi takuar njerëz që kanë shitur shtëpinë e bagëtinë e gjithçka për të mbajtur në jetë djalin me leuçemi.

"Në spital shkohet me ilaçe me vete", - tha Rama, -'Po shkohet edhe me gruan me vete të të mbrojë nga infermierja që kërkon para për çdo shpim. Mirëpo ju këtu në Korçë e keni pjesë të paketës të merrni me vete edhe rezistencën për t'u ngrohur".
Fjala e plotë e Kryetarit të PS-së 

SHALSI: HETIM TËRË KONCENSIONEVE, RIPËRTERITJE PËR BULQIZËN

Doni të gjykoni për shkallën e zhvillimin e një vendit, pyet një profesor i famshëM. Shikoni se si i shfrytëzon pasuritë. Ja pra, ka një mungesë të plotë transperence sesi shfrytëzohen burimet e naftës. Ka koncensione të naftës që dihen në ç’mënyrë u bënë. Shikoni ARMO-n si u privatizua dhe në çfarë gjendje është. Sapo të vijmë në pushtet do t’I bëjmë një transparencë të plotë këtij sektori; do të zhbëjmë të gjitha ato që janë bërë në kurriz të shqiptarëve dhe që në fillim do të hartojmë një strategji të sektorit në mënyrë që të gjitha burimet e naftës të zhvillohen në interest ë qytetarëve dhe jo pushtetarëve.
Le të flasim për energjinë, ku tashmë dimë se ajo pjesë që paguan, dimë që paguan edhe pë ata që nuk paguajnë. Çdo shqiptar duhet ta dijë në faturën që paguan, përse paguan atë çmim.
Burimet minerale janë një sector tjetër shumë IIabuzuar në Shqipëri. Bulqiza është një qytet që të sjellë ndër mend librin “Dhe yjet rrinë e vështrojnë” e do të duket sikur Arçibald Kronini fliste për Bulqizën e sotme.Ne marrim përsipër të hapim një perspektivë të re të shfrytëzimit të minierës në thellësi, e cila nuk shfrytëzohet. Ne marrim përsipër, investime serioze dhe jo si shoferi i Berishës, që pati mundësitë të marrë një koncension e fitimet nuk dihet ku shkojnë.

KODHELI: BORXHI PO SHKON 3 TRILIONË LEKË OSE 3 400 USD PËR KOKË

Jam e bindur sot se pasiguria ka një emër: midis dhjetra zotimesh sot, kjo qeveri u zotua se brenda 5 vitesh do ulte borxhin public në 50% të borxhit kombëtar, që jo vetëm s’u ul, por u rrit, pa përfshirë atë të fshehur. Borxhi po i afrohet shifrës 3 trilion lekë ose 3 mijë e katërqind dollarë për secilin prej nesh. Sot, niveli i kredive të këqia ka arritur në 1 miliardë euro.Krijimi i 300 mijë vendeve të reja të punës është objektivi më madhor i PS-së.

TAHIRI: REFORMIM TOTAL, POLICISË DHE STREHIM, FAMILJEVE TË POLICËVE TË VRARË

Deputeti Saimir Tahiri ka hapur konferencën rajonale të Korçës, duke kritikuar sjellën e policisë së shtetit kundrej akteve kriminale të kohëve të fundit dhe sidomos, ndaj zbulimit të rastit të fundit, të një pedofili. “Ja se çfarë zgjidhjesh afrojnë për riorganizimin e Policisë së Shtetit dhe parandalimin e krimit,”-tha Tahiri, - zgjidhje si sterilizimi, që edhe doktor Adhamudhi do t’ua kishte zili.  Ne angazhohemi për strehimin e të gjithë familjeve të policëve të rënë në detyrë; punësimin e grave të të gjithë policëve të vrarë dhe arsimimin e fëmijëve të tyre. Të gjitha këto brenda mandatit tonë të parë”.

VELIAJ: QEVERIA KA PLAN PUNESIMI PËR ATA QË KANË MBIEMRIN E SAJ

"Në 2005 analfabetizmi ishte 10%, sot është 15%. Me qeverinë e re të Edi Ramës ne do ta dyfishojmë buxhetin për arsimin që asnjë fëmijë mos mbetet pas. Në Shqipëri 2 në 3 të rinj janë të papunë. Qeveria e ka një plan punësimi. Për dhëndrin e Jozefinës e ka një plan punësimi. Për djalin e Kryeministrit e ka një plan punësimi që fiton në vit sa e gjithë kjo sallë. Kjo qeveri e ka një plan punësimi për të gjithë ata që kanë një mbiemër afër pushtetit. Pas 23 qershorit në planin tonë për arsimin nuk ka rëndësi se si e ke mbiemrin. Ne duam ta pesëfishojmë buxhetin për rininë me Edi Ramën kryeministër. Vizioni unë jo më të rinj në baste, vizioni ynë një Shqipëri e punës".

GJERMENI: ARSIMI ËSHTË POLITIKA MË E MIRË EKONOMIKE

"Shërbimet publike do të reformohen në bazë të parimit të lehtësimit të aksesit dhe të përmirësimit të cilësisë. Shërbimet publike do të garantojnë përfitimin e shumicës dhe do të kujdesen për individë dhe familje në nevojë. Jemi të gatshëm dhe e kemi shprehur angazhimin tonë sepse synojmë një arsimim cilësor për çdo fëmijë pavarësisht vendndodhjes dhe gjendjes financiare familjare. Ne e konsiderojmë arsimin në shkolla publike si një e drejtë natyrore që ushtrohet përmes konkurrencës dhe meritës. Politikat tona arsimore do të mundësojnë që çdo i ri deri në 18 vjeç të jetë duke u arsimuar ose duke u formuar profesionalisht. Do të përmirësojmë realisht pagat e mësuesve. Do ti japim fund militantizmit në shkollë dhe përndjekjes së mësuesve për shkak të bindjeve politike. Tolerancë zero ndaj sjelljeve antisociale në shkolla. Ne besojmë arsimi është politika më e mirë ekonomike".

LAME: KORÇA ME BULEVARD QË NË VITET '30, SOT S'KA RRUGË

Unë nuk e filloj dot asnjë temë po nuk bëra histori. Korça është një nga qytetet që realisht meriton më tepër. Që në vitet ’30 Korça ka pasur bulevardin e asfaltuar, që ka pasur lumin që kalonte brenda qytetit të sistemuar. Po të merremi shumë me lavdinë e dikurshme, na pengon të shohim drejt të ardhmes. Në këtë pikë

Korça ka të drejtë të mburret, sepse këtë lavdi të dikurshme ka mundur ta ruajë në disa pjesë. Kur qytetet të tjera të kenë arritur atë që është sot Korça, ajo do të ketë arritur në një nivel më të lartë të zhvillimit. Korça ja ka dal të ruajë periferitë e veta. Deri këtu mbaron merita juaj e duhet të fillonte puna e qeverisë që ka munguar prej vitesh.

Korça është një nga qytetet e rralla që nuk vuan nga uji dhe është merita e juaj, jo e qeverisë. Shteti shqiptar ju ka munguar, ju e kujtoni çfarë hoqët me unazën, sa vjet u la e hapur. Për të vajtur nga Korça në Sarandë, i bie më kollaj ti bini nga Janina. Jemi në një farë mënyre atje ku na la Turqia, “mora rrugën për Janinë”.

Grupet turistike duhet të kalojnë nga Kolonja ku duket sikur sa ka mbaruar lufta. Ne do ta rindërtojmë atë rrugë, sepse është rruga për në bregdetin tonë. Ka tre vjet që është nisur rruga e Pogradecit, nuk kishte asnjë punëtor. Njeriu ndalon aty dhe pyet pse ka tre vjet që e kanë në plan, nëse s’ka para pse duhet ta nisësh.

Ne do ta mbarojmë atë rrugë që është shumë e rëndësishme për të gjithë pjesën turistike të Pogradecit. Si mund të flitet për turizëm në Pogradec kur kamionët kalojnë në mes të qytetit sepse mungon "by pass" i qytetit. Ne do ta bëjmë atë "by pass". Mos harrojmë se nga ky qytet është ministri i financave. Ai ka shtruar rrugën deri në fshatin e tij dhe rruga që të çon për në Voskopojë ju e dini sesi është, ajo rrugë që të lidh me Voskopojën. Në qoftë se nuk arrijmë që ti lidhim këto qendra turistike me njëra tjetrën është e kotë që të flasim".

YLLI: DIKTATURË MODERNE E INSTALUAR NË DEMOKRACI

"Dje ishte 22 marsi, një ditë historike, që duhet të bënte kalimin nga një diktaturë në demokraci. Por realisht ka 22 vjet që një njeri po merr atributet e shpëtimtarit, por shpëtimtarët e vërtetë janë shqiptarët. Janë burrat, gratë, studentët të cilët do ta zhbëjnë këtë hije të tejzgjatur të kësaj diktature moderne të instaluar në Shqipëri. Thirrja ime ndaj atij është; Ndalo dhunën ndaj Top Channel është një betejë që e ke humbur që në fillim!"

BUSHATI: JETËSIM ËNDRRËS EUROPIANE ME HAPA KONKRETË

"Programi "Për një rilindje shqiptare" është mbyllja e një kapitulli të stërzgjatur të tranzicionit. Në fakt të gjithë skeptikët që nuk e kanë përqafuar ende programin tonë e kanë të thjeshtë duke parë dallimet. Ne duam një Shqipëri që të jetë shtëpia e gjithsecilit. Saliu do një Shqipëri europiane në letër. Ne duam që pushteti dhe shteti mos jenë e njëjta gjë. Nuk ka pse në 2013, siç ishte dje, të merren me përdhunë në mitingje. Programi ynë u premton shqiptarëve jetësimin e ëndrrës europiane përmes hapave konkret. Sali Berisha ofron stanjacion të vërtetë, ka nisur lojën e baltës jo vetëm tashmë ndaj opozitës po dhe ndaj komunitetit ndërkombëtar, ka nisur edhe bojkotin ndaj tyre. Do kemi një raport të ndryshëm me pushtetin dhe të gjithë personat që do kenë një përgjegjësi publike në këtë vend. Një raport të ri me opozitën e nesërme. Do ti japim mundësi edhe PD të rilindë në opozitë".

PELESHI: SHIFRAT FSHEHIN PAPUNËSI TË FRIKSHME

"Korça, rajoni i pasurive të shumta natyrore, Korça është rajoni i njerëzve të punës i ka të gjitha mundësitë për tu zhvilluar. Në këto 8 vite keqqeverisje i ka munguar qarkut të Korçës vizioni, një rrugë fshati këtu dhe një atje, pa politika rajonale dhe sektoriale. Shifrat zyrtare fshehin një papunësi të frikshme. Dhjetëra mijëra banorë të qarkut kanë emigruar. Një numër i madh familjes po kthehen po e gjejnë Korçën më të varfër, i zhgënjen që ditën e parë kur shohin se para injorancës së militanteve dijet e emigrantit të marra jashtë nuk vlejnë. Po rrezikon të rikthehet këneta e Maliqit. Bizneset e fasonit një pjesë e madhe e tyre janë mbyllur, mijëra gra janë sot papunë. Qeveria s’ka bërë asgjë për ti ardhur në ndihmë këtij biznesi. Biznesi i vogël s’po arrin të krijojë një pagë minimale".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten