Rama nga Madridi: Shqipëria vend i sigurtë, asnjë vizitor s'ka patur probleme! Ishim Koreja e Veriut të Europës, tani duam të nxisim turizmin luksoz

Kryeministri Edi Rama nga Spanja në panairin e turizmit “Madrid FITUR”, gjatë një diskutimi me gazetarët kushtuar Shqipërisë si destinacion i turizmit të qëndrueshëm u shpreh se një tjetër objektiv është nxitja e turizmit luksoz.

“Kemi rritje të turistëve spanjollë në Shqipëri. Vizitorët e huaj kanë qenë të sigurt te ne. Sipas statistikave të BE jemi vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Evropë. Britania është e vend i parë, ata thonë se kjo lidhet me faktin se atje kanë shkuar shqiptarë”, tha Rama.

"Një ekuilibër midis më shumë të ardhurave nga turizmi dhe nevojës për të ruajtur natyrën. Ne jemi bekuar me një vend në të cilin në një sipërfaqe shumë të vogël, Shqipëria është vetëm 28 000 km katror, është besojë një vend shumë shumë i larmishëm. Ndoshta një prej vendeve me larminë më të madhe pasi në këtë hapësirë ka 2 dete, 9 lumenj dhe shumë male. Në një distancë shumë të shkurtër mund të jesh në Spanjë dhe Zvicër në të njëjtën kohë. Në Amerikën e veriut dhe jugut sa i takon klimës. Kjo është vërtetë shumë e veçantë ndaj na duhet të gjejmë një ekuilibër. Ja pse jemi shumë të lumtur me atë që po bënë “Melia”. Duam të nxisim më shumë turizëm luksoz për të mos rënë viktimë e turizmit masiv, që në fund të fundit nuk i jep vendit aq përftim sa sjell dëme”, tha Rama.

Teksa u shpreh se Shqipëria është një vend i siguritë për turistët për të argumentuar këtë, Rama solli në vëmendje statistikat e publikuara nga BE, ku vendi jonë rezulton me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Evropë.

“Është në fakt mes gjërash të tjera një vend krejt i ndryshëm nga perceptimi që për vite e vite të tëra ka qenë i pranishëm sa i takon sigurisë. Do t’ju jap vetëm një shembull. Ne, bazuar në statistikat e BE-së jemi vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Evropë. Vendi kampion është Britania e Madhe. Ata thonë për shkak të faktit se shqiptarët kanë shkuar atje, por s’jam i sigurtë për këtë”, tha Rama.

I pyetur nga gazetarët spanjollë se sa garanci ofron Shqipëria për sigurinë e turistëve europianë dhe pushime të qeta, Rama tha se vendi ka bërë hapa transformues në këtë drejtim, duke marrë parasysb që dikur quhej Koreja e Veriut në Europë.

“Pika numër dy është se ne jemi një vend ku mikpritja është feja jonë kryesore. Meqë ra fjala, në kaq shumë vite qysh se kur dolëm nga situata e të qenit vendi më i izoluar i Evropës, kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës deri në vitin 1990. Ne ishim vend komunist, por s’kishim marrëdhënie me vendet e tjera të Evropës, pasi mendonim se ishin tradhtar.  Kur dolëm nga ai izolim, i hymë një rruge me pengesa, tranzicioni dhe probleme sigurie.

Fakti është që gjatë këtyre viteve ne jemi hasur me sfida në të shkuarën që kanë qenë të dëmshme edhe fizikisht për njerëzit, por kurrë, asnjëherë, asnjë vizitorë nuk është dëmtuar, as një vizitorë i huaj kurrë nuk ka patur çështje sigurie. Ndoshta shumë shumë pak raste të cilat janë vërtetim i rregullit që shkruhet në Kushtetutën e parë shqiptare të mesjetës, që shtëpia e shqiptarit i përket Zotit e mikut dhe për aq kohë sa Zoti ende nuk është shfaqur në vetvete, atëherë miku është imazhi më i afërt i tij. Për këtë arsye mikun duhet ta trajtosh si perëndi. Kështu duhet ta trajtosh mikun në Shqipëri. Shqipëria pra nuk është vetëm e bukur, por është edhe e sigurtë”, shtoi Rama.

Diskutimi me gazetarët

Kryeministri Edi Rama: Së pari, faleminderit shumë. Jam shumë i nderuar që gjendem këtu. Melia është, mund të them, pa asnjë dyshim, një prej partnerëve tanë më të çmuar në këtë rrugëtim. Është mjaft inkurajuese të shohësh se ç’etje të madhe ka Melia për të shpërndarë markën e vetë në të gjithë vendin e nëse nuk gabohem, ka 10 kontrata veprimtarie tanimë dhe kjo është vërtetë shumë e rëndësishme për ne.

Nga ana tjetër, është po kështu mjaft e rëndësishme që gjendemi këtu sepse kemi parë, sidomos vitin e kaluar, një rritje mjaft të rëndësishme të turistëve spanjollë në Shqipëri e meqë ra fjala, ndoshta e keni vënë re që kam pak probleme me shpinën kështu që mu desh dje të shkoja për fizioterapi dhe fizioterapisti më tha, “dy ditë më parë e dashura ime prenotoi për të ardhur në Shqipëri me familjen dhe me mua ndërsa tani unë po kujdesem për shpinën tuaj”. Kjo është diçka që do kish qenë e pamundur të imagjinohej pak vite më parë kur siç e thatë, Shqipëria ishte tejet e fshehur. Tanimë nuk është kaq e fshehur dhe tashmë ka gjithmonë e më tepër kërkesa për të ardhur.  Vitin e kaluar shënuam aeroportin me rritjen më të lartë në Europë, Aeroportin e Tiranës, mbështetur në statistikat e Aviacionit Civil dhe bazuar në statistikat e OBT-së, ne jemi vendi i tretë sa i takon rritjes së turizmit në botë pas Katarit dhe Arabisë Saudite, pra të tretët pa Kupën Botërore dhe pa Mekën është një rezultat mjaft i mirë.

- Jam shumë e lumtur që e dëgjoj këtë gjë, shkëlqyer. Ministre, mendoni që turizmi në të ardhmen mund të jeni industria e parë në vendin tuaj siç është edhe në Spanjë?

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro: Po, sigurisht, është tanimë. Përshëndetje të gjithëve. Është kënaqësi të gjendemi këtu në FITUR. Ne kemi qenë gjithmonë në FITUR, por disa vjet më parë askush nuk e njihte Shqipëri ndërkohë që Shqipëria tashmë është shndërruar në destinacion. Ne nuk konkurrojmë as me Greqinë, as me Italinë, as me Kroacinë sepse rrethohemi nga gjigandë të turizmit. Ne përplotësojmë hartën me Shqipërinë, ndaj është kaq e mrekullueshme që Melia nuk është vetëm një investuese, nuk është vetëm një partnere, por tashmë Melia është një lloj ambasadoreje, mund ta them këtë Gabriel. Jam shumë krenare për këtë sepse ndoshta ishte e vështirë që Melia ta niste me projektin e parë, por tashmë po bëhet e pandalshme dhe po shndërrohet në model për gjigandë të tjerë turistikë nga Spanja por jo vetëm nga Spanja, edhe nga Europa sepse të tjera marka të turizmit luksoz me 4 e 5 yje janë të pranishëm si Hayatt, si Marriot, si grupet internacionale hoteliere, ndaj Shqipëria ju pret me padurim tju ofrojë atë cfarë është historia, mikpritja e saj, që është m arka jonë. Cdo vend ka markën e vetë. Marka jonë është mikpritja dhe fryma e mirë.

- Shumë mirë! Gabriel, si një ambasador për Shqipërinë, çfarë do të thoni? Cilat janë karakteristikat? Ato pikat e forta kryesore të këtij destinacioni?

Gabriel Escarrer Jaume-CEO i gjigantit ndërkombëtar “Meliá Hotels International”: Së pari jam shumë krenar që jam ambasador i Shqipërisë! Faleminderit shumë që më dhatë këtë emër, por thënë kjo, Melia ka qenë gjithmonë pioniere në çeljen e destinacioneve të reja turistike kudo e qysh prej vizitës sime së parë që më kujtohet ende, vështirë të gjeje mbështetjen që unë mora nga Kryeministri dhe ministrja e Turizmit. Më kujtohet që pa pasur asnjë hotel ju na pritët dhe ju thashë që do të ishim udhëheqës në industrinë hoteliere të vendit, më pak me dyshim, por falë mbështetjes suaj jam krenar ta them një gjë të tillë.

Kam mendimet më të mira për të dy ju, nivelin e mbështetjes, të angazhimit që kam marrë nga qeveria juaj është diçka unike që nuk do ta gjeja askund tjetër, në asnjë vend në Mesdhe. Vendi juaj është i mrekullueshëm, keni plazhe shumë të bukura, një peizazh shumë të bukur, një trashëgimi të mrekullueshme dhe me mbështetjen tuaj, me mbështetjen që kam marrë nga familjet më të mirënjohura në Shqipëri, ju siguroj që do të ketë një zhvillim të jashtëzakonshëm e jo vetëm të tre hotelev që kemi tashmë në veprim e sipër dhe të 13 që kemi në plan por ne do të vazhdojmë të rritemi me ju. Jo vetëm kaq. Dua të përmend që u befasova kur takova Mirelën që në fillim. Jo vetëm që të shihja mbështetjen por gjithashtu dhe strategjinë për ta çuar Shqipërinë e për ta shndërruar në destinacion kryesor të qëndrueshëm dhe ky mund të jetë një avantazh konkurrues unik i Shqipërisë krahasuar me destinacionet e tjera, kështu që ju lutem vazhdoni me këtë strategji sepse unë do të jem aty t’ju mbështes.

-Faleminderit Gabriel! Një tjetër fokus për rritjen si destinacion turistik është që ju doni të jeni destincaion i qëndrueshëm dhe e keni pacaktuar shumë qartë këtë në strategjinë tuaj dhe ju ministre, jeni ministre e Mjedisit dhe e Turizmit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro: Ishte në fakt zgjedhje e kryeministrit që të organizonte ministrinë dhe që do bënte bashkë turizmin dhe mjedisin.

- Kam përshtypjen që jeni rasti i vetëm në Europë në këtë drejtim dhe kjo është e rëndësishme shumë për ne. Kryeministër ju lutem, si po fokusoheni te kjo rritje e  qëndrueshme për vendin tuaj.

Kryeministri Edi Rama: Pikë së pari më duhet të them diçka lidhur me komentin e Garbielit sepse ai tha që kur më tha që do të ishte grupi udhëheqës në Shqipëri, ,e pashë paska kështu. Është e vërtete sepse ne nuk jemi vendi i Jezusit, ne jemi vendi i Shën Thomait, pra po nuk prekëm me dorë nuk besojmë. Tani që po prekim dhe po besojmë dhe jemi shumë të lumtur të besojmë bazuar në prova e jo vetëm në supozimin që do të ndodhë diçka e madhe. Kjo ishte sa për të përgëzuar edhe njëherë Gabrielin dhe për të përgëzuar Melian, sepse janë fantastikë.

Meqë ra fjala më duhet të them që sot na u ofruan grupe të tjera spanjolle dhe jam i sigurt që tanimë nuk e kanë më problem të përfytyrojnë, të investojnë në Shqipëri sepse kanë parë që dikush tjetër e ka bërë para tyre dhe për vende si tonat, të cilat gjenden midis të qenit të fshehur dhe ambicies për të dalë në pah, atë që shkrijnë akullin janë shumë të rëndësishëm. Melia ka qenë një shkrirëse e jashtëzakonshme e akullit. Kur vjen fjala për pyetjen tuaj për qëndrueshmërinë, kjo është sfidë jashtë mase e madhe, sepse na duhet të tregojmë shumë kujdes lidhur me zhvillimin dhe të vendosim një ekuilibër midis të tashmes dhe të ardhmes. Një ekuilibër midis më shumë të ardhurave nga turizmi me nevojën për të ruajtur natyrën. Ne jemi bekuar me një vend i cili në një sipërfaqe shumë të vogël, Shqipëria është vetëm 28 mijë kilometër katror, është besoj një vend shumë i larmishëm. Ndoshta një prej vendeve me larminë më të madhe sepse në këtë hapësire kaq të vogël, përmban 2 dete, 9 lumenj, shumë male. Kështu që në një distancë shumë të shkurtër mund të jesh në Spanjë dhe Zvicër në të njëjtën kohë. Të jesh në Amerikën e Veriut dhe në Amerikën e Jugut sa i takon klimës. Kjo është vërtet shumë e veçantë, ndaj na duhet të gjejmë një ekuilibër. Ja pse jemi shumë të lumtur me atë çfarë po bën Melia, sepse duam të nxisim për më shumë turizëm luksoz, për të mos rënë viktimë e turizmit masiv që në fund të fundit nuk i jep vendit aq përfitim sa ç’mund t’i sjellë dëme. E meqë ra fjala, dua t’i them gjithkujt, tu them edhe spanjollëve të vijnë e të kalojnë përvojën me Melian në plazh sepse është një përvojë mjaft e këndshme dhe nuk e them vetëm unë këtë, por e thonë shumë të ftuar, vizitorë që vijnë nga vende të ndryshme atje. Dhe nuk janë njerëz që nuk kanë parë hotel me sytë e tyre, janë njerëz të cilët udhëtojnë vërtete dhe kërkojnë të gjejnë gjëra të reja dhe gjithmonë thuhet, “ah, keni “Melian” në Shqipëri, është e jashtëzakonshme”. Pra keni një “Melia”. Në një farë forme kjo është fryma. 

- Qëndrueshmëria është domosdoshmëri për të gjithë ne sigurisht dhe për “Melia” është shumë e rëndësishme. Gabriel cila do të ishte këshilla, një deklaratë e juaja për një vend që ka mundësi për rritje tanimë, me atë çfarë dimë krahasuar me zhvillimin e destinacionve të tjera. Çfarë do të rekomandonit?

Gabriel Escarrer Jaume: Jam shumë dakord me atë çfarë tha Kryeministri, të mos rritemi për hir të rritjes, duhet të ketë një qëllim dhe qëllim është të rritesh përmes produkteve cilësore, shërbimeve cilësore, duke mbajtur parasysh që qëndrueshmëria duhet të jetë gjithmonë në krye të listës së përparësive. Unë besoj se pozicionimi juaj dhe fakti që jeni të rinj në treg na jep një mundësi të nxjerrim mësime nga gabimet që kanë bërë të tjerët në disa destinacione të tjera. Kështu që ju keni angazhimin e kompanive tona familjare, sepse ne kemi gjithmonë synime afatgjata si pjesë e trashëgimisë tonë sepse brezi i ardhshëm do të ketë, do të mbartë emrin tonë dhe kështu që kjo është mënyra se si përpiqemi ne që të bëhet zhvillimi. Duke iu kthyer asaj pikës së qenit ambasador jam shumë dakord me arë çfarë ju thatë. Do të rekomandoja fort investuesit në industrinë e turizmit, duke nisur nga industria spanjolle e turizmit që të vazhdojnë të punojnë së bashku me qeverinë dhe të vazhdojnë të investojnë në Shqipëri sepse nuk kam parë kurrë më parë një vend kaq të bukur, por jo vetëm kaq, një mbështetje të tillë nga kryeministri dhe ministrja e turizmit. Për mua është nder të jem ambasador edhe njëherë besoj që ka një potencial të jashtëzakonshëm ndaj le të përpiqemi që të sjellim aktorët kryesor të industrisë për t’i bërë gjërat dhe për t’i realizuar ato.

- Faleminderit, faleminderit të treve. Dua tashmë që tua kaloj fjalën kolegëve gazetarëve për pyetje.

- Një pyetje për kryeministrin. Çfarë garancish ofron vendi juaj në nivel sigurie, qetësie, apo lëvizshmërie, brenda vendit, sepse komentuat që keni malet, keni lumenjtë e kështu me radhë. Çfarë imazhi u transmetoni atyre që duan të vijnë dhe investuesve në vendin tuaj?

Kryeministri Edi Rama: Nuk flas Spanjisht, por mendoj se e kuptova. Le të shohim nëqoftëse e kam kuptuar. Është në fakt mes gjërash të tjera një vend krejt i ndryshëm nga perceptimi që për vite të tëra ka qenë i pranishëm sa i takon sigurisë. Do t’ju jap vetëm një shembull. Ne bazuar në statistikat e BE-së jemi vendi me numrin më të ulët të vjedhje të shtëpive në Europë. Vendi kampion është Britania e Madhe. Ata thonë për shkak të faktit që shqiptarët kanë shkuar atje, por nuk jam i sigurt për këtë. Kjo është e para.

E dyta, që është më e rëndësishme, ne jemi një vend ku mikpritja është feja kryesore. E meqë ra fjala, në kaq shumë vite qysh se kur dolëm nga situata e të qenit vendi më i izoluar i Europës, kemi qenë Koreja e Veriut e Europës deri në vitet ’90, sepse ishim vend komunist, por nuk kishim marrëdhënie me vendet e tjera komuniste në Europë, sepse mendonim që ata ishin tradhtarë dhe kur dolëm qysh këtej, i hymë një rrugë me pengesa tranzicioni e ndryshimi natyrisht edhe me shumë probleme sigurie, por fakti është që gjatë tërë këtyre viteve, ne jemi hasur me situata në të shkuarën që kanë qenë të dëmshme edhe fizikisht për njerëzit, por kurrë asnjëherë, asnjë vizitor i huaj nuk është dëmtuar, asnjë vizitor i huaj nuk ka pasur çështje sigurie. Ndoshta shumë, shumë pak raste të cilat praktikisht janë vërtetim i rregullit që shkruhet në Kushtetutën e parë shqiptare, të Mesjetës, “që shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. E për aq kohë sa Zoti ende nuk është shfaqur vetvetë, atëherë miku është imazh më i afërt i tij. Për këtë arsye, mikun duhet ta trajtosh si perëndi. Kështu trajtohen miqtë në Shqipëri dhe jam i sigurt që Garbieli mund t’iu thotë thjeshtë po, jo sepse kam gjithmonë të drejtë, por se në këtë rast mendoj që ai ka të njëjtën ndjesi, që Shqipëria jo vetëm është e bukur, por është mjaft e sigurt dhe siguria është një nga fjalët më të përdorura prej turistëve kur vijnë. Turistët që vijnë nga kryeqytete europiano-perëndimore, kur i pyesin se çfarë i pëlqen nga Shqipëria thonë, “njerëzit, ushqimi dhe siguria”. Kështu që mendoj që në këtë drejtim jemi në rregull. Dhe më duhet të them që ende kemi çështje me burokracinë apo probleme me burokracinë, por kemi burokraci shumë herë më të shpejtë se Bashkimi Europian, për këtë të jeni të sigurt sepse ende nuk jemi në Bashkimin Europian, por kur të jemi nuk jam i bindur nëse do të jemi kaq të shpejtë sa jemi tani.

Gabriel Escarrer Jaume: Në qoftëse mundem Zoti Rama për të shtuar asaj çfarë ju thatë. Kam qenë shpeshherë në Shqipëri, por dy herë me familjen. Kështu që ua merr mendja që do ta merrja familjen me vete në qoftëse do të ndjeja se kishte ndonjë rrezik sigurie?

Kryeministri Edi Rama: Dhe mund të dëshmoj unë. Asnjë turpëroje!

Gabriel Escarrer Jaume: Jo jo! Ne në fakt kemi tre hotele dhe nuk kemi asnjë problem në secilin prej tyre sa i takon sigurisë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen