Rama nga Qytet Studenti: Vëllai i presidentit rrëmbeu mensën, e ktheu në lloto

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij ka treguar se mensën e Qytet Studentit e rrëmbeu vëllai i ish-presidentit Bujar Nishani, i cili i ktheu më pas në lloto. (SHIKO KËTU)

Sipas Ramës, pasi ndërtuan dhe i regjistruan si pronat e tyre, "zabtuesit" do të marrin edhe dëmshpërblim nga shteti në mënyrë që të lirohen hapësirat për kampusin. 

"Projekti ngeci për një shkak shumë konkret dhe domethënës sepse gjithçka e parashikuar të bëhet në këtë territor, ka nevojë për territor. Territori rezultoi nga të gjitha të dhënat e mbledhura, një tokë e xanun nga politikanët e partisë që lindi në qytetin studenti. Këtu ku lindi fuqia për të transformuar Shqipërinë, ata rrëmbyen pronat. Simboli i kësaj është marrja e mencës së madhe të qytetit studenti, nga vëllai i presidentit të Republikës, ose vetë presidenti, se mos të ishte vëllai s’do merrte dot as një lugë, jo mencë, dhe e ktheu atë në lloto. Bibliotekat u kthyen në klube striptizmi ose në lloto dhe po ashtu u zaptuan godina për qëlime personale, u ndërtua pa leje, u ndërtua edhe me leje. Këta nuk janë thjesht zaptues që mund t’i marrësh dhe largosh. Këta tani janë pronarë, kanë regjistruar prona këtu dhe në legjislacionin tonë, u rregjistrua si u rregjistrua, prona e rregjistruar nuk shbëhet dot veçse duke i shpronësuar me lekë në dorë. Pasi e përdhunuan qytetin studenti, tani do t’i marrin dhe para me të cilat mund të rindërtoheshin të gjitha këto hapësira, sepse janë pronarë. Ndaj u vonua projekti i kampusit. Ligjerisht nuk duheshin bërë legalizime sepse ky është territori i universitetit. E vetmja rrugë për të nisur ndërtimi i kampusit është t’i shpronësojmë, rrugë tjetër nuk ka," - u shpreh Rama./ lexo.al


Lajmi kryesor:

Rama në Qytetin Studenti: Menca që rrëmbeu vëllai i Nishanit dhe pronat që zaptoi PD, penguan projektin e Kampusit Universitar në 2015


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë