Rama: Nga rrënojat dhe dëshpërimi prej pabesisë së tërmetit, sot ka shpresë për një jetë të re! Shtëpi edhe për ato që më shajnë 'libër shtëpie'

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në dhurimin e 522 banesave në qytetin e Laçit tha se investimet në këtë qytet janë pjesë e programit për rindërtimit, ku kanë përfituar 49 mijë familje shqiptare. Rama tha se mezi po e priste këtë moment, pasi shumë njerëz ishin skeptikë në lidhje me rindërtimin e banesave.

'Aty ku nga rrënojat dhe terri i dëshpërimit prej pabesisë së tërmetit, ka lindur shpresa plot dritë e një jete të re për 500 familje. Kjo ka qenë një nga pikat më të nxehta të plagës së madhe që hapi tërmeti dhe një nga punët më të mëdha që duheshin bërë, punë që në një mënyrë shembullore i shpreh me praninë e vet ky kompleks i mrekullueshëm, por që janë shumë më tepër se kaq. Këtu ne kemi rindërtuar shkolla dhe rindërtojmë shkolla e kopshte. Këtu po ndërtojmë një lagje të re, apartamente të reja me buxhetin e shtetit. Jemi duke ndërtuar spitalin që shpresoj të jetë gati në pranverë për t’i shërbyer banorëve. Kemi bërë ndërhyrje në infrastrukturën bujqësore. E gjithë kjo sot është një punë në vazhdim, por këtu në këtë pikë e kam pritur këtë moment sepse këtu ka qenë skepticizmi më i madh, që nga thashethemi që këtu do prishet dhe s’do të na japin gjë mbrapsht. Më pas dhe thashethemi që do i ndërtojnë dhe do i japin me lekë. Më pas edhe thashetheme të tjera… Por ja ku jemi sot këtu dhe këtë lagje, e keni ju e ndryshe nga lagjet e Tiranës që janë me këto standarde dhe që kushtojnë shumë shtrenjtë, këto shtëpi dhe ato që kishin njësi shërbimi më parë do të jenë falas, me dokumente pronësie e duke qenë se këtu ju votoni masivisht atë partinë tjetër do të bëni kujdes se mos iu ndërrojnë bravën. Ajo partia e shumicës këtu, aman ngrini dy gishtat se më mori malli. Këtu është shembulli që rindërtimi është bërë për të gjithë familjet shqiptare të prekura nga tërmeti. Për të gjithë ata që mund të kenë dëshirë të bëjnë fotografi me mua kur vij këtu. Rindërtimi është një program për shqiptarët, që në momentin më kritik ne ishim vendosur të mos e linim vetëm, t’i gjendeshim pranë dhe nga dheu do i nxjerrë lekët.

Shtëpitë pavarësisht se nga kush janë financuar, në këtë rast janë i qeverisë turke, i atij mikut tim! U gjend krah nesh si të kishte lindur këtu, duke vënë në dispozicion gjithë miqësinë. Janë 49 mijë familje shqiptare që kanë përfituar nga programi i Rindërtimit, ky program është financuar me gjithë forcën e shpirtit masivisht nga qeveria shqiptare. Atyre që bëjnë komente jo po i keni bërë me borxhe, ju them po! Patjetër për të mbështetur njerëzit e vet në nevojë këtë duhet të bëje një qeveri për njerëzit e vet. Si jepni si nuk i jepni votat për mua jeni shqiptar. Për mua ka rëndësi që shkoni në shtëpi e do të më kujtoni. Edhe do të më shani, por për mua nuk ka problem.'- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rindërtimi nga tërmeti, 500 familje në Laç kthehen në banesa të reja! Rama thumbon opozitën: Kujdes kur votoni partinë tjetër, vetëm bravën ju ndryshojnë! Nga rrënojat, sot ka shpresë për një jetë të re


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur