Rindërtimi nga tërmeti, 500 familje në Laç kthehen në banesa të reja! Rama thumbon opozitën: Kujdes kur votoni partinë tjetër, vetëm bravën ju ndryshojnë! Nga rrënojat, sot ka shpresë për një jetë të re

LEZHË- 'Nga rrënojat dhe terri i dëshpërimit prej pabesisë së tërmetit, ka lindur shpresa plot dritë e një jetë për 500 familje', kështu tha kryeministri Edi Rama nga qyteti i Laçit, teksa ishte i pranishëm në ceremoninë e dhurimit të banesave të reja për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në këtë zonë. Kreu i qeverisë nuk e fshehu gëzimin dhe shtoi se mezi po priste që të vinte kjo ditë, pasi në këtë mënyrë do t'u mbyllet goja skeptikëve të cilët nuk besonin se do të rindërtoheshin në një kohe rekord banesat e reja.

Një falenderim të veçante kreu i qeverisë e kishte edhe për presidentin turk Rexhep Tajip Edogan, qeveria e të cilit ka financuar ndërtimin e mbi 500 njësive të reja të banimit, ku tha se ai u gjend krah 'nesh si të kishte lindur këtu, duke vënë në dispozicion gjithë miqësinë e tij'. Kreu i qeverisë nuk la pa thumbuar edhe Partinë Demokratike, ku tha se qeveria ofron banesa, ndërsa PD, vetëm brava. Po ashtu Rama vlerësoi edhe potencialin turistik që ka qyteti i Laçit, ku tha se turizmin fetar në Kishën e Laçit, mund të kthejmë në mundësi të madhe ekonomike për të gjithë qytetin dhe fshatrat përreth.

'Laçi ka një potencial të madh për tu bërë një qytet që do të jetojë me turizëm. Ju keni nje destinacion të hatashëm, edhe në shkallë Europe. Prirja është që njerëzit që vijnë në Kishën e Laçit, t'i mbajmë një natë këtu. Ne do ta bëjmë këtë qytet turistik, të ngrihen bujtina përreth. Atë turizëm të jashtëzakonshëm fetar ta kthejmë në një mundësi të madhe ekonomike për gjithë qytetin dhe fshatrat përreth.'- tha Rama.

I pranishëm ishte edhe ambasadori turk Murat Ahmet Yörük, si dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Ambasadori turk tha se janë ndërtuar 522 banesa, ndërtimui i të cilave ka kushtuar 42 mln euro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:27
'Lindni sa më shumë demokratë me mend në kokë', Rama batutë me inxhinierin turk në Laç: Dole më i fituari që more nuse këtu për djalin

Gjatë fjalës së mbajtur në qytetin e Laçit, për dhurimin e mbi 500 ndërtesave të reja, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu edhe batutat me inxhinierin turk. Rama i tha atij se ai doli më i fituar, që mori nuse për çunin nga kjo zonë, ndërsa i uroi që të trashëgohen dhe shtoi se “sa më shumë demokratë me mend në kokë të lindin. aq më mirë do jetë”.

'Më i fituari këtu, ju e pranoni edhe unë e pranoj, nuk doli kush mori shtëpi. Këtu më i fituari doli Serveti që erdhi udhëhoqi kantierin dhe mori nuse për çunin nga kjo zonë. Servet, në asnjë pikë të Anadollit nuk e gjeje dot ti një gocë si gocat e Laçit!

Të trashëgoheni edhe të keni jetë, edhe të votoni si të doni gjithë jetën. Të trashëgoheni dhe sa më shumë demokratë me mend në kokë të lindni aq më mirë do jetë për Laçin dhe gjithë Shqipërinë', tha kryeministri.

Ora 18:11
Dhuruan 500 banesa për banorët e prekur nga tërmeti, përlotet kryebashkiakia e Laçit: Ky vit i ri do ngelet gjatë në kujtesën tuaj, po merrni dhuratë shtëpitë

Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara është përlotur gjatë ceremonisë për dhurmin e banesave në Laç, saqë ka ndërprerë fjalën disa herë. Cara uroi bashkëqytetarët për shtëpitë e reja dhe shtoi se ky vit i ri do të ngelet gjatë në kujtesën e tyre.

 “Më lejoni të falenderoj një person  të veçantë që ka punuar pranë meje dhe qytetarëve të Kurbinit dhe në pamundësi për të qenë sot në këtë ceremoni ajo është Lindita Nikolla. Emocionet më kanë pushtuar….(qan). Një falenderim për bashkinë Kurbin, falenderim për Servetin dhe stafin e tij për angazhimin e pashoq dhe durimin e madh për të dëgjuar çdo kërkesë tonën. Motra dhe vëllezër ti gëzoni shtëpitë që janë shumë herë më të forta, më të bukura se ato që keni pasur. Jam shumë e lumtur për gjithsecilin prej jush. Ky vit i ri do ngelet në kujtesën tuaj gjatë se do jetë viti më i bukur që solli një ndër dhuratat më të bukura për ju shtëpinë e re”, tha ajo mes të tjerash. 

 

Ora 17:23
Rama: Nga rrënojat dhe dëshpërimi prej pabesisë së tërmetit, sot ka shpresë për një jetë të re! Shtëpi edhe për ato që më shajnë 'libër shtëpie'

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në dhurimin e 522 banesave në qytetin e Laçit tha se investimet në këtë qytet janë pjesë e programit për rindërtimit, ku kanë përfituar 49 mijë familje shqiptare. Rama tha se mezi po e priste këtë moment, pasi shumë njerëz ishin skeptikë në lidhje me rindërtimin e banesave.

'Aty ku nga rrënojat dhe terri i dëshpërimit prej pabesisë së tërmetit, ka lindur shpresa plot dritë e një jete të re për 500 familje. Kjo ka qenë një nga pikat më të nxehta të plagës së madhe që hapi tërmeti dhe një nga punët më të mëdha që duheshin bërë, punë që në një mënyrë shembullore i shpreh me praninë e vet ky kompleks i mrekullueshëm, por që janë shumë më tepër se kaq. Këtu ne kemi rindërtuar shkolla dhe rindërtojmë shkolla e kopshte. Këtu po ndërtojmë një lagje të re, apartamente të reja me buxhetin e shtetit. Jemi duke ndërtuar spitalin që shpresoj të jetë gati në pranverë për t’i shërbyer banorëve. Kemi bërë ndërhyrje në infrastrukturën bujqësore. E gjithë kjo sot është një punë në vazhdim, por këtu në këtë pikë e kam pritur këtë moment sepse këtu ka qenë skepticizmi më i madh, që nga thashethemi që këtu do prishet dhe s’do të na japin gjë mbrapsht. Më pas dhe thashethemi që do i ndërtojnë dhe do i japin me lekë. Më pas edhe thashetheme të tjera… Por ja ku jemi sot këtu dhe këtë lagje, e keni ju e ndryshe nga lagjet e Tiranës që janë me këto standarde dhe që kushtojnë shumë shtrenjtë, këto shtëpi dhe ato që kishin njësi shërbimi më parë do të jenë falas, me dokumente pronësie e duke qenë se këtu ju votoni masivisht atë partinë tjetër do të bëni kujdes se mos iu ndërrojnë bravën. Ajo partia e shumicës këtu, aman ngrini dy gishtat se më mori malli. Këtu është shembulli që rindërtimi është bërë për të gjithë familjet shqiptare të prekura nga tërmeti. Për të gjithë ata që mund të kenë dëshirë të bëjnë fotografi me mua kur vij këtu. Rindërtimi është një program për shqiptarët, që në momentin më kritik ne ishim vendosur të mos e linim vetëm, t’i gjendeshim pranë dhe nga dheu do i nxjerrë lekët.

Shtëpitë pavarësisht se nga kush janë financuar, në këtë rast janë i qeverisë turke, i atij mikut tim! U gjend krah nesh si të kishte lindur këtu, duke vënë në dispozicion gjithë miqësinë. Janë 49 mijë familje shqiptare që kanë përfituar nga programi i Rindërtimit, ky program është financuar me gjithë forcën e shpirtit masivisht nga qeveria shqiptare. Atyre që bëjnë komente jo po i keni bërë me borxhe, ju them po! Patjetër për të mbështetur njerëzit e vet në nevojë këtë duhet të bëje një qeveri për njerëzit e vet. Si jepni si nuk i jepni votat për mua jeni shqiptar. Për mua ka rëndësi që shkoni në shtëpi e do të më kujtoni. Edhe do të më shani, por për mua nuk ka problem.'- tha Rama.

Ora 17:08
Ambasadori turk nga Laçi: Janë ndërtuar 522 apartamente, kanë kushtuar 42 mln euro! Rindërtimi ka përfunduar në kohë rekord

Ambasadori turk në vendin tonë Murat Ahmet Yörük tha se me direktivat e presidentit Erdogan, të gjitha instutucionet u angazhuan që t'i vinin në ndihmë Shqipërisë, fill, pas goditjes. Sipas amabsadorit turk investimi ka kushtuar 42 milionë euro.

'Të dashur motra dhe vëllezër në Laç. Marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Turiqisë janë të nivelit strategjik të cilat bazohen në lidhjet tona historike. Lutemi për ato që kanë humbur jetën në këtë tërmet dhe u shpreh ngushëllimet të afërmve dhe miqve të tyre. Me direktivat e Erdogan të gjitha institucionet tona u mobilizuan për popullin mik shqiptar. Erdogan ishte ai që u mobilizua më shumë për t'i dhënë ndihmë shtetit shqiptar. Në tërmetin e nëntorit, Turqia ishte vendi i parë që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, ekipet tona zbarkuan në terren për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë që ditën e 26 nëntorit. Në dhjetor të 2020, vetëm një vit pas tërmetit të nëntorit, në mbajtëm ceremoninë e fillimit të këtyre banesave dhe apartamenteve. Një vit më pas ka përfunduar ky projekt gjigand ku janë ndërtuar 522 apartamente që kanë kushtuar 42 milinë euro. Koha e ndërtimit ka përfunduar në një kohë rekord dhe në kushte të jashtëzakonshme të epidemisë globale. Ne si Turqi do t'ju ndihmojmë gjithmonë. I gëzofshi banesat.'- tha Murat Ahmet Yörük.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 29/12/2021 06:35

    Sa i madh qe shkrimtari Agolli. Qe krijoi Belulin, te cilin dje e shihnim me surratin e Berishes dheb sot e shofim me fytyren e Rames.

    Përgjigju
  • Arifi: 29/12/2021 03:51

    NA BERE ME QARE O EDI RAMA,,,VAZHDO PUNEN PER KETE POPULL TE VUAJTUR,,,NFERTO,, SHTEPI, ,SHKOLLA, SPITALE. ..SE KEMI 100 VJET QE ECIM ME HAPIN E BRESHKES...

    Përgjigju
  • KASEM HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 28/12/2021 18:57

    Bravo gjigandi Edi Rama intelektual nga familje intelektuale sportist artist Hallall gjiri Anetës je BURR Shteti je Burr i rrall i Shqipris. Po e tregon veten me pun po bën gjëra të mrekullushme Zoti ta bëft drit ty dhe Shqipris e gjith Shqiptarve. Hec para Gjigandi i Shqipris.

    Përgjigju
  • Aliu: 28/12/2021 17:47

    Laçianëve nëse nuk u rindërton trurin, është e kotë t’i fusësh në shtëpi të re. Prapambetje mendore do jenë gjithmonë. Ata e kanë trurin në vendin ku ndodhet koka tjetër.

    Përgjigju
    • Para Laçi: 28/12/2021 19:36

      Hahhahaha po te kishim te gjithe, sdo kishe ra msy Ti o figjure hahaha Respekte

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip