Rama nga Rrogozhina: Kandidatët e opozitës luftë mes tyre, ne e kemi të garantuar fitore! Veliaj: PS, e vetmja forcë politike që i çon punët deri në fund

Në takimin elektoral të zhvilluar në Rrogozhinë, vetëm tre ditë nga zgjedhjet e pjesshme, kryeministri Rama nuk la pa ironizuar kandidatët e opozitës, ndërsa deklaroi se ata ishin në garë me njëri-tjetrin. Rama tha se lufta është mes njerëzve të Tiranës që synojnë eliminimin e njëri-tjetrit, duke nënkuptuar Bashën dhe Berishën.

“Nga ana tjetër, unë nuk i njoh fare ata, që janë kandidatë të tjerë, por ata nuk vijnë këtu për të bërë ndonjë punë. Ata këtu i sjellin të tjerë nga Tirana, të cilët edhe ata vetë atje në Tiranë nuk e kanë mendjen të bëjnë ndonjë punë; e kanë mendjen të eliminojnë njëri-tjetrin. Njëri sepse do me çdo kusht të kthehet dhe tjetri sepse do me çdo kusht të mos ikë. E kuptoni se çfarë halli është ky, kur kacafyten dy njerëz kur nuk kanë asnjë qëllim tjetër, por se si të eliminojnë tjetrin?”, tha Rama.

Duke kërkuar që vota e banorëve të Rrogozhinës, të shkonte për kandidatin e Partisë Socialiste, Edison Memollaj, Rama tha se dy kandidatët e opozitës identifikohen me bravën dhe varenë.

“Njerëz që kanë sjellë këtu dy të tjerë për të përçarë, jo për të bashkuar, për të ndarë “Kush jam unë e kush je ti”, dhe e keni parë që e gjithë lufta e tyre është që kush nga të dy do marrë më shumë vota për të thënë “E sheh që unë kam më shumë vota se ti, unë më shumë se ky” dhe jo rastësisht ka ndodhur që të identifikohen me dy objekte që nuk kanë lidhje as me punën, nuk kanë lidhje as me ndërtimin, nuk kanë lidhje as me të ardhmen, nuk kanë lidhje as me hallet e problemet e njerëzve. Brava dhe vareja, dy objekte. Nëse doni t’i vini një bravë Rrogozhinës, merreni e vërini bravën. Nëse doni një bisht vareje këtu, se vareja është në Tiranë e bishti këtu, që të vijë vërdallë nëpër qytet kot, pasi të ketë marrë votën, merrni bishtin dhe tundeni. Por janë dy zgjedhje komplet pa lidhje”, vijoi Rama.

Kryeministri nuk harroi edhe luftën në Ukrainë, për të cilën theksoi se nuk ishte menduar një gjë e tillë pas Luftës së Dytë Botërore, por asgjë më nuk është e sigurt. Rama vlerësoi rolin e Presidentit Zelensky në këto ditë të vështira.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftoi  të rinjtë e Rrogozhinës që t’i bashkohen Partisë Socialiste, si e vetmja force politike që i çon punët deri në fund.

"Një nga pyetjet e pyetësorit është: a është normale që të ketë tjetër bilanc kompania në letrat e shtetit, dhe tjetër bilanc kur t’i jep leket në dorë? Çdo gjë ka lidhje me politikën. Per te gjitha keto, e kemi një rrugë efiçente dhe që gjithmonë ia qëllon në shenjë: ajo është Partia Socialiste.", tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
Veliaj nga Rrogozhina: PS, e vetmja forcë politike që i çon punët deri në fund

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u bëri thirrje të rinjve dhe të rejave të Rrogozhinës që të mbështesin kandidatin socialist për këtë bashki, Edison Memolla.

Gjatë takimit ku ishte i pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama, Veliaj ftoi të rinjtë që të bëhen pjesë aktive e politikës ndërsa theksoi se PS është një parti e hapur për prurje të reja.

Veliaj i ftoi  të rinjtë e Rrogozhinës që t’i bashkohen Partisë Socialiste, si e vetmja force politike që i çon punët deri në fund.

“Nëse dikush thotë unë nuk merrem me politikë, por jam aktivist mjedisor, Kryeministri sapo ka çuar një letër në çdo familje për këshillimin kombëtar, ku një nga pyetjet është: je aktivist mjedisor? Por edhe kjo varet nga politika. Pyetja është: a duhet të vihen gjoba edhe për dike që i lë plehrat në ashensor apo kur i hedh nga dritarja? A duhet bere njesoj edhe për një ndërtues që i hedh dherat kudo? Dikush tjetër thote: unë nuk e kam lidhur fare fatin me Shqipërinë, se mua më vijnë lekët nga jashtë. Edhe për këtë ka një pyetje në pyetësor, sepse edhe kjo ka të bëjë me politikën. A duam ne që emigrantët t’i sjellin lekët qe kanë kursyer në Itali ose Greqi, pa taksa? Edhe kjo ka të bëjë me politikën. Dikush tjetër thotë, po jo more unë nuk merrem fare me këto, se unë punoj në privat. Punon në privat? Edhe kjo ka lidhje me politikën. Një nga pyetjet e pyetësorit është: a është normale që të ketë tjetër bilanc kompania në letrat e shtetit, dhe tjetër bilanc kur t’i jep leket në dorë? Çdo gjë ka lidhje me politikën. Per te gjitha keto, e kemi një rrugë efiçente dhe që gjithmonë ia qëllon në shenjë: ajo është Partia Socialiste”, u shpreh Veliaj.

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse