Rama nga SHBA mesazh Iranit: Nuk dorëzojmë muxhahedinët, por ata s’mund të bëjnë politikë duke përdorur Shqipërinë

Nga New Yorku ku ndodhet në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Rama garantoi se Shqipëria është e vendosur dhe nuk ka shans t’i  dorëzojë Teheranit muxhahedinët. 

Në eventin e organizuar nga organizatat hebreje, Kryeministri Edi Rama i dha një përgjigje për Iranin, të cilin e akuzon për sulmet kibernetike si hakmarrje për strehimin e muxhahedinëve në Manëz. Rama tha se Shqipëria nuk do t’i dorëzojë muxhahedinët.

Me të njëjtën frymë iu dhamë strehë mijëra refugjatëve iranianë, jeta e të cilëve rrezikohej çdo ditë në Kampin “Liria” në Irak, ku plaçkiteshin e vriteshin nga vrasësit e Teheranit.

Vende më të mëdha e më të forta europiane nuk deshën t’i ndihmonim dhe ne e paguam shtrenjtë mikpritjen për ta, pasi  regjimi totalitar i Teheranit u angazhua për të kryer një sulm kibernetik masiv kundër Shqipërisë, që synonte të zhdukte gjithë infrastrukturën tonë digjitale të shërbimeve publike.

Po ne nuk hoqëm dorë dhe nuk do të heqim dorë nga zotimi për t’i strehuar ata njerëz në vendin tonë për aq kohë sa është e nevojshme, sepse mikpritja jonë nuk ishte dhe as është e lidhur me ndonjë qëndrim politik kundër Iranit, por vetëm me bindjen humanitare gdhendur në shpirtin tonë si komb.

U detyruam t’i përgjigjeshim sulmit brutal të regjimit iranian duke ndërprerë marrëdhëniet tona diplomatike dhe duke përjashtuar personelin e tij diplomatik nga vendi ynë, por e përsëris se iranianët në Shqipëri janë në besën tonë, ashtu siç qenë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Teheranit do i duhet të ndajë mendjen se nuk ka shanse që t’i dorëzojmë ndonjë prej tyre regjimit.

Ndërkohë Rama përcolli dhe një mesazh për muxhahedinët. Ai deklaroi se nuk i inkurajon banorët e kampit të Manzës të bëjnë politikë, duke përdorur Shqipërinë si platformë.

“Nga ana tjetër, po aq inkurajojmë miqtë e strehuar të mos angazhohen në asnjë aksion politik që përdor si platformë Shqipërinë”

Prej shumë vitesh, falë një marrëveshjeje me Qeverinë shqiptare, ata jetojnë në Kampin Ashraf 3, të ndërtuar prej tyre në një sipërfaqe të madhe në zonën e Manzës pranë Durrësit. ga kjo Shqipëria u bë objekt i një sulmi kibernetik Iranian që sunonte të shkatërronte të gjithë infrastrukturën dixhitale të institucioneve shqiptare të ndodhur në korrik 2022.

Menjëherë më pas Shqipëria vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.


Lajmi kryesor:

Lufta në Rripin e Gazës, Shqipëria krah Izraelit! Rama: Hamasi xhelati i popullit të vet! Duam lidhje të forta me shtetin hebre! Zgjidhja me dy shtete sjell paqen afatgjatë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja