Rama nga Sllovenia i del krah Kosovës: Është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht, por mbahen peng nga BE (VIDEO)

Nga Sllovenia, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, projekt i qeverisë sllovene, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Evropiane, kryeministri Edi Rama i ka dalë krah shqiptarëve të Kosovës.

Kreu i qeverisë është prononcuar për mediat sllovene, ku është pyetur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, dhe marrëdhënien Serbi-Kosovë, rrugën drejt zgjidhjes përfundimtare si dhe çështjen e vizave ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Kryeministri ֝është ndalur tek vizat, duke theksuar se çlirimtarët e Kosovës (vendet e BE-se) po e mbajnë peng duke mos i dhënë vizat: 'mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar, dhe tani çlirimtarët (vendet e BE-së) e mbajnë peng duke mos i dhënë liberalizimin e vizave.’, u shpreh Rama.

M֝ë posht֝ë prononcimi i plot֝ë i kryeministrit Rama p֝ër mediat sllovene:

Kënaqësia nuk është një fjalë që mund ta përdorim por po, sigurisht jemi të kënaqur që më së fundi këtij ngërçi i erdhi fundi dhe që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu po nisin tashmë procesin formal të bisedimeve të anëtarësimit.

– A mendoni se pas vendimit të Kosovës dhe Serbisë për të ulur armët për shkak të tensioneve të fund korrikut tashmë procesi i anëtarësimit dhe me sinjalet e sotme të kancelarit gjerman Scholz, do të mund të përshpejtohet?

Sinqerisht nuk jam i sigurt që do të ketë një përshpejtim në përgjithësi për shkak të arsyeve gjeopolitike por dua të shpresoj që për shkak të arsyeve gjeopolitike, komuniteti i ri europian politik i propozuar nga Macron dhe i shtjelluar nga Charles Michel, për të cilin po punojmë sëbashku me qeverinë holandeze dhe unë me kryeministrin Rutte do të përshpejtojë, është një ide shumë e rëndësishme dhe me shumë potencial.

Nga ana tjetër sa i takon Serbisë dhe Kosovës, mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar dhe tani çlirimtaret (vendet e BE-së) e mbajne peng duke mos i dhene liberalizimin e vizave. Sa i takon dialogut midis tyre, e kam fjalën mes Kosovës dhe Serbisë, jam i bindur siç kam qenë se nuk ka vlerë të humbasim kaq shumë kohë, ka shumë energji, në vend që të ulemi e të zgjidhim problemet siç u ulën në fund të fundit.

– A ka një përputhje në rritje midis autoritetit në Shqipëri dhe në Kosovë sa i takon marrëdhënies me Beogradin?

Nuk ka një gjë të tillë si autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës. Janë shqiptarët në Shqipëri dhe shqiptaret në Kosovë si autoritete të shteteve. Nuk ka mospërputhje. Natyrisht kemi disa dallime që është normale sepse jemi dy shtete të ndryshme dhe mbështesim plotësisht Kosovën dhe autoritetet kosovare kur vjen fjala për kërkesën e tyre këmbëngulëse për njohje por kemi një pikëpamje paksa ndryshe se si arrihet aty. Ne jemi shumë më tepër pro bashkëpunimit dhe ndërtimit hap pas hapi duke marrë si shembull vende të tjera të cilat arritën të prodhonin histori të jashtëzakonshme suksesi nga konflikti dhe gjakderdhja. Faleminderit!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 29/08/2022 20:35

    Jo vetem nga Sllovenia,por kudo qe shkon,ne cfardo niveli nderkombetar,si dhe nga gjitha mjediset e nivelet ne Shqiperi, Rama flet per Kosoven, ne mbeshtetje te Kushtetutes se Shqiperise, flet,i del ne krah,flet drejt,asryeshem dhe ne mbeshtetje te se drejtes njerezore,shteterore e kombetare.

    Përgjigju
  • Fani: 29/08/2022 18:47

    Kryeministri me patriot i cili nuk nguron te mbroje interesat kombetare

    Përgjigju
  • Olti: 29/08/2022 18:41

    Per shqiperin plot gjona ke bo e po vazhdo tbosh halllall. Te lergeoj per faktin qe nuk e le pas asnjeher ceshtjen e kosoves. Ne jemi nje.

    Përgjigju
  • Elmaz: 29/08/2022 18:41

    Sa mir qe perfaqesohemi nga ju z.rama sepse jeni teper korrekt teper i shene pas cdo organizimi me kemb n tok bravo

    Përgjigju
  • Nora: 29/08/2022 18:28

    Ne cdo takim qe mban rama gjithmone permend kosoven dhe e mbron ate

    Përgjigju
  • Rea: 29/08/2022 18:27

    Rama gjithmone ka qene ne krah te kosoves ne cdo moment dhe ne cdo bisedim qe ka mbajtur

    Përgjigju
  • Altin: 29/08/2022 18:06

    Na rralle te pare Mbroj Shqiperin se po te ikin me gomone ne Britani se lat nam faqja e zeze jeni per kyt komb o te korruptuar 35 vjet Akoma ikim ne Gomone shtet legen.

    Përgjigju
  • Denisi: 29/08/2022 18:01

    Rama gjithmon i ka mbeshtet dhe i ka ndihmu kosovaret

    Përgjigju
  • Elsa: 29/08/2022 18:00

    Sa mir qe Rama i mbeshtet Kosovaret gjithmone

    Përgjigju
  • Toni: 29/08/2022 17:54

    Te lumte Rama qe po i mbron kaq shume kosovaret

    Përgjigju
  • Rindi: 29/08/2022 17:53

    Per kosovaret duhet te dale sa me shpejt nje lajm i mire per te levizur lirisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK