Rama: Ngjela ia fut kot, krenar
për vajzat në krye të institucioneve

Rama: Ngjela ia fut kot, krenar<br />për vajzat në krye të institucioneve
TIRANE -  Kryministri Edi Rama komenton kritikat që rezervoi Spartak Ngjela për emërimet e fundit.

“Ngjela është aset opozitar i këtij vendi, kundër të gjithëve, dhe kundër vetvetes. Ka konsideratën dhe respektin tim dhe kur realisht ia fut kot” tha Rama. Për të s’është problem që s’njihet drejtori i Doganave, pasi as në vendet perëndimore nuk i njeh kush."- tha Rama në intervistën e tij për "Opinion".

Duke komentuar akuzat për drejtoreshën e Tatimeve se ajo s’ka marrë provimin e kontabilitetit dy herë, Rama tha se “Drejtoresha e Tatimeve ka studiuar në këtë fushë. Është marrë drejtpërdrejt me botën e sipërmarrjes. Ka punuar në sistemin bankar”.
 
Duke komentuar fotot e saj në plazh, të publikuara nga gazeta RD, Rama tha: “Gazeta RD tregon se ku i ka mbetur ora. Pse duhet të nxjerrim dikë me ferexhe aty? Këto janë për botën e talibanëve”.
 
“Kemi vendosur vajza në krye të disa institucioneve të rëndësishme. Jam krenar që pjesa barbare e përqesh këtë. I kemi provuar ata me bark të madh, edhe ata me yndyrë në gojë,” tha Rama.

Rama tha se "Do të rishikojmë projektin e bulevardit të ri të kryeqytetit. Nuk duhet një bulevard kaq i gjatë. Do negociojmë me bashkinë e Tiranës, por KRRTSH është ai që vendos përfundimisht”.
 

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)