TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur ditën me aprovimin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Europiane të Investimeve për lidhjen e kontratës së financimit të Bajpaseve të Fierit dhe Vlorës.
Në statusin e tij, Rama shkruan se për pak ditë do të nisë puna për ndërtimin e këtyre bypasseve dhe se në qershor traseja do të jetë e hapur për sezonin turistik.

Kryeministri Edi Rama njoftoi pak ditë më parë se qeveria do të nënshkruajë një kontratë për ndërtimin e Bypass-it të Fierit edhe me gazsjellësin TAP.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë të aprovimit të fundit nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si edhe Banka Europiane e Investimeve për lidhjen e kontratës së financimit të Bajpaseve të Fierit dhe Vlorës, ju uroj një ditë të mbarë. Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja do të jetë e hapur për sezonin turistik.
/Shqiptarja.comKomente

