Rama niset drejt Lituanisë për samitin e NATO-s! Takim me Mitsotakis për çështjen Beleri dhe marrëdhëniet me Greqinë
Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama
Këtë të hënë kryeministri Edi Rama do të niset drejt Lituanisë ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Burime për gazetarin e Report Tv Ermal Qori, bëjnë me dije se gjatë qëndrimit në Vilnius, kreu i qeverisë pritet të zhvilloj një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.
Takimi pritet të fokusohet te marrëdhënia dypalëshe dhe çështja Beleri. Ky i fundit ndodhet parapa hekurave për shkak se u kap duke blerë vota. Më herët pala Greke ka ‘kërcënuar’ se këtë çështje do tia parashtronte edhe mekanizmave ndërkombëtarëve.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.
Liderët e NATO-s do të takohen në Vilnius më 11 dhe 12 korrik për të trajtuar një sërë çështjesh, duke nisur nga ndasitë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe pranimin e Suedisë, e deri te rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash. Ky do të jetë samiti i katërt i NATO-s që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pasi samiti i parë ishte mbajtur virtualisht më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera janë mbajtur në Bruksel dhe Madrid.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3607
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor, 16:17
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor, 17:42
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40
-
Ylli Pata: Revolucioni hungarez i BE që 'shpëtoi' Shqipërinë, por jo vetëm
17 Dhjetor, 08:29
-
Infrastrukturë, kujdes ndaj pacientëve dhe teknologji e avancuar, pamjet nga shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme te Spitali i Traumës (VIDEO)
17 Dhjetor, 08:15
-
Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
Sa me shume lajme pozitive te na vijne nga ky takim
PërgjigjuGjithcka do marri drejtimin e duhur ne kete samit nuk ka asnje prishje te relatave midis Shqiperis dhe Greqis me te bashkuar si asnjeher ne kete samit ne nato.
PërgjigjuEdi Rama eshte nje politikan shume i zgjuar dhe marrdheniet diplomatike i ka shume te mira me shtet e tjera dhe une besoj qe kjo qasje e vogel qe kan pasur per pjesen e himares do i vi fundi ne kete samit qe po behet.
PërgjigjuUrojme te vini me lajme te mira nga ky samit
PërgjigjuEshte e rendesishme te diskutohen kete ceshtje dhe presim lajme pozitive
PërgjigjuI urojme suksese Rames ne kete takim te rendesishem
PërgjigjuDy ceshtje mjaft te rendesishme ne vendin tone qe do te diskutohen ne kete samit
Përgjigjuta shofim ca do thot ky greku ihere
Përgjigju