Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama niset drejt Gjermanisë, pasi ditën e enjte, më datë 3 Nëntor 2022, me ftesë të Kancelarit Gjerman Olaf Shcolz, do të mbahet në Kancelarinë Federale një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor.

Gjithcka është parashikuar të nisi rreth orës 09:00 të mëngjesit, ndërsa pjesëmarrëse, përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor pritet të jenë Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Sipas agjendës, ky samiti do të ndahet në dy pjesë, ndërsa fokusin kryesor pritet të marrë edhe situata aktuale energjitike, për të krijuar mundësinë e një bashkpunimi më të gjerë, por gjithashtu  në diskutim do të jenë  edhe disa marrëveshje, ndër to ajo që parashikon lëvizjen e lirë  nëpërmjet kartës së identitetit, si dhe njohjen e diplomave.