Kryeministri Edi Rama kalon sot oqeanin dhe udhëton këtë të shtunë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që mbahet më 22 deri më 28 shtator.
Në Nju Jork, Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku edhe do të mbajë fjalën e tij të premten e 25 shtatorit.
Dilema, është nëse pjesë e fjalës së kryeministrit shqiptar do të jetë edhe dënimi i liderëve të UÇK-së, që tronditi gjithë shqiptarët të mërkurën dhe që vetë Rama e komentoi me vetëm një fjalë: Marre.
Nuk do të ishte hera e parë për kreun e qenësisë që nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të cekte Kosovën, me thirrjen e përsëritur që Serbia ta njohë pavarësinë, si një realitet i pakthyeshëm sipas tij.
Mbrojtjen e përveçme luftëtarëve të UÇK-së, kreu i qeverisë ia dha edhe herën e fundit që ishte në SHBA në shkurt të këtij viti, ku shfrytëzoi minutat e fjalimit të tij inaugurimin e Bordit të Paqes për të kërkuar vëmendje ndaj një gjyqi të padrejtë që po zhvillohej ndaj katërshes Hashim Thacit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
“Për hir të Zotit, zoti president, le të bëjmë diçka përpara se, siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish”, tha Rama asokohe.
Ndërsa agjenda, siç njofton Agjencia për Mediat dhe Informim, parashikon gjithashtu pjesëmarrjen e Kryeministrit në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.
Takimet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të paraprihen nga ato me shqiptarë të diasporës që jetojnë dhe punojnë në shtetet e Bashkuara. Në këtë vizitë kreu i qeverisë do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe delegacioni zyrtar.
Para se të nisej, kryeministri mblodhi drejtuesit politikë për “Praninë Besnike” duke motivuar socialistët të arrijnë objektivat për të zgjidhur shqetësimet e qytetarëve.
-
AI security at Queen’s University Belfast, said jailbreak attacks on LLMs could pose real risks, from providing detailed instructions on weapon-making to convincing disinformation or social engineering and automated scams “with alarming sophistication”. “A key part of the solution is for companies to invest more seriously in red teaming and model-level robustness techniques, rather than relying solely on front-end safeguards. We also need clearer standards and independent oversight to keep pace with the evolving threat landscape,” he said. Imagjinoni qe Rama te flase per trendin e fundit te Fashion week ne New York, sa qyfyre do te kete..!
Përgjigju






Komente
Komento