Kryeministri Edi Rama, në fjalën hyrëse në samitin që po mbahet në Tiranë, theksoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE-në. Ai tha se rajoni ka zgjedhur të ecë përpara me planin e rritjes, që e cilësoi si udhërrëfyesin e përbashkët, ndërsa shtoi se edhe pse qytetarët nuk e ndjejnë integrimin në Union, ndjejnë kostot më të ulëta, udhëtimet më të lehta si edhe lirinë e lëvizjes.
“Ky samit çelet me një qartësi që jap i kënaqur që ndjeva në mbërritjen e gjithkujt dhe darkës së punës dje. Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë para me planin e rritjes si udhërrëfyesin tonë të përbashkët. Një udhërrëfyes jo drejt Brukselit, por drejt lirive të tregut të përbashkët europian. Më mirë vonë se kurrë mund të thotë dikush, sidomos pas gjithë atyre shanseve kur trenat e bashkëpunimit rajonal i nisën dhe ne mbetën në platformë duke luftuar me mosmarrëveshje të vjetra në vend se të blinim një biletë drejt së ardhmes. Evropa nuk është ndërtuar duke ndenjur në pritje, por duke vepruar. Të ndërtojmë së bashku atë që në takon të ndërtojmë sot. Njerëzit nuk e ndjejnë integrimin, ato ndjenë kostot më të ulëta, një udhëtim më të lehtë, kufi më të shpejtë, punë më të mira, lirinë e lëvizjes.", tha Rama.
Ai u ndal te tarifat Romaing, teksa tha se në vitin 2026 do të përfundojnë, ndërsa foli për një program që do t'i japë fund sistemit të ndryshëm të tarifave.
"Duken si 7 dyer për t’u çelur midis Ballkanit Perëndimor dhe Europës; tarifat roaming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do te përfundojnë në 2026. Qytetarët tanë do ta ndiejnë efektin e ardhshëm drejtpërdrejtë në xhepat e tyre. Ne kemi hequr tarifën e brendshme Roaming në gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor dhe kemi ulur tarifat, ndërkohë që tashmë me finalizimin e bazës ligjore nga Komisioni , ‘’Roam like at home’’, është programi midis Ballkanit Perëndimor dhe BE që do t’i japë fund sistemit të ndryshëm të tarifave. Bisedimet nisin qysh në fillim të 2026. Shqipëria do t’i përfundojë harmonizimin e plotë të acqui-ve, deri në prill 2026 do të jemi gati. Do të jetë suksesi ynë i radhës pas SEPA-s dhe që ka shkurtuar tashmë kostot me 5 deri në 10 herë dhe i ka bërë paratë të lëvizin më shpejt sesa një thashethem ballkanik. Roaming nuk ka të bëjë me faturat telefonike por, ka të bëjë me heqjen e një kufiri tjetër artificial midis qytetarëve tanë dhe Evropës.
", shtoi Rama.
U ndal më tutje, te identiteti dixhital, që e cilësoi si një revolucion dhe një "biletë hyrëse" për në BE. Përmendi gjithashtu edhe 16 pika përmirësimi për pikat kufitare.
"Identiteti digjital, revolucioni ynë i heshtur dhe së shpejti identiteti digjital në BP, do të pasqyrojë dhe modelin evropian. Angazhimi që ripërtërimë në Shkup, që janë portofolat digjitale ndërvepruese, nuk janë një projekt teknologjik, janë biletë hyrëse, një Evropë digjitale pa kufi . Jam krenar tu them që identiteti digjital në Shqipëri është gati dhe duke nisur nga viti i ri, do të përhapet dhe do të bëhet pjesë e jetës sonë. Një identitet, një akses, një jetë digjitale në mbarë rajonin e gjithmonë e më tepër ne mbarë BE-në. Dhe kur BE të nisë me të, në 2027, ne do të jemi në pritje aty, me BE-në. Tre, pikë kalimet kufitare nga pengesa në motorë zhvillimi. I dimë kufiri ballkanik, ndonjëherë lëviz, ndonjëherë fle, ndonjëherë mediton, por duhet të marrin fund këto ditë. Kemi rënë dakord me BE-të për 16 përparësi për vlerësimin për pikat kufitare, përfshirë 11 pikëkalime kufitare mjedis BE-së dhe Ballkan Perëndimor dhe 5 pikëkalime të CEFTA-s. Sot është dita që me marrëveshjen e kontributit midis Komisionit Evropian e Bankës Botërore që është nënshkruar, do t'i hapet rrugë financimit dhe ekspertizës. Kjo nënkupton radhë më të shkurtra, kamionë më të shpejtë, kosto më të ulëta logjistike, konkurrueshmëri më e lartë. Një kamion i vonuar është një PBB e vonuar. Një kamion që lëviz shpejt është një ekonomi që lëviz shpejt. Është shumë, shumë e thjeshtë.", shtoi më tej Rama.
Lajmi kryesor:
Samiti/ Rama: Ballkani Perëndimor s'kërkon lëmoshë, po bën detyrat! Kos: Shpejtoni reformat, do humbisni 300 mln euro fonde nga Plani i Rritjes











