Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!

Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!

Kryeministri Edi Rama

Të dielën (24 Nëntor), Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takim me shqiptarët në Londër.

Kjo vizitë në Diasporë organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit, pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë.

“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, shkruan Rama.

Njoftimin kreu i qeverisë e bëri në rrjetin social Facebook, shoqëruar edhe me posterin "Krenar për Shqipërinë", i caktuar për në orën 12:00.

Ky është takimi i radhës i kryeministrit, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Rama është takuar më parë me shqiptarët që jetojnë në Greqi (dy herë), në Itali, dy vende me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, si dhe në SHBA. 

Njoftimi i kryeministrit Edi Rama, në rrjetin social Facebook

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noc Rroku: 24/11/2024 22:05

    Takim për shekullin 2300...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite