TIRANE- Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten se thirrja që i bëri Serbisë për të njohur Kosovën është një e mirë për të dhe jo një provokim, pasi sa më shpejt ta njohin Kosovën aq më shpejt do të shpëtojnë nga një hije që ju merr frymën kur u del përpara. Ndërsa ritheksoi faktin se njohja e Kosovës nga Serbia i shërben zhvillimit të rajonit dhe integrimit në Bashkimin Europian. "Edhe serbet janë të vetdijshem se ky është një proces pa kthim, por kapërcimi i vetvetes kërkon një kurajo, që në rastin e tyre është e jashtëzakonshme dhe që ende nuk e kanë gjetur", deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë shprehu entuziazmin e tij për pritjen e rezervuar jo vetëm në Preshevë, të cilën tha ai e priste, por edhe nga pritja që iu bë rrugës në kthim në Kosovë dhe Shqipëri.
Duke u ndalur në zhvillimet gjatë konferencës përkrah kryeministrit serb Vuçic, Rama tha se takimi ishte për dy palët moment i rëndësishëm dhe koha do e tregojë se sekuencat e mëpastajme do të sjellin vazhdimisht produkt. Duke vijuar më tej, lidhur me këtë, Rama informoi se kjo u vu re qartë edhe në arritjen e nënshkrimit të dy marrëveshjeve të rëndësishme, si ajo e njohjes së diplomave dhe detajimi i marrëveshjes për bashkëpunimin e të rinjve, për të cilën, Rama tha se pala shqiptare kishte refuzuar ta firmoste në parim, pa u detajuar.
Për herë të parë kryeministri sqaroi edhe protokollin për atë që u konsiderua si "incident", që ishte mungesa e flamurit shqiptar gjate pritjes ne oborr nga Vuçic. Sipas tij, protokolli parashikon që garda të mbajë flamurin e shtetit të vet.
Sa i takon deklaratave te ultra nacionalistit serb Vojislav Sheshel, Rama tha se fakti që në Serbi ka një gjeneratë e re që ulet në tryeze, nënshkruan marrëveshje, pret në Beograd ministrin e Jashtëm të Kosovës, flet shumë.
Përsa i përket opozitës, Rama tha se ndjen keqardhje kur opozita flet marrëzira. /ATSh/
/Shqiptarja.com