Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Përmeti luftën në Ukrainë duke thënë se nuk e ndalin dot inflacionin në një kohë kur cdo ditë diskutohet për mundësinë e një sulmi bërthamor.
“Nuk jemi në gjendje që ta perceptojmë deri në fund sesa thellë kemi hyrë në epokën e kërcënimeve, ku po flitet për ditë për mundësinë e një lufte nukleare, një gjë e pakonceptueshme deri para se të hynte shkurti i këtij viti. Flitet sikur po bëhet një diskutim për një konflikt të zakonshëm. Ndërkohë mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 minutash 45 milionë njerëz.
E them këtë sepse ne nuk jemi fatmirësisht në zonën e nxehtë ku lufta sjellë bomba, sjell vrasje, plagë të rënda, por nuk jemi as jashtë zonës së luftës sepse pasojat e saj na kanë prekur dhe na prekin përditë me inflacionin e luftës, me krizën e madhe të çmimeve të energjisë, të cilat mjaftojnë për ta futur të gjithë njerëzimin në një psikologji të rënduar, të cilës i shtohet edhe i gjithë helmi i përditshëm i mjeteve të komunikimit, ndërkohë që ajo që ne s’mund të bëjmë dot është të ndalojmë luftën. Ajo që nuk bëjmë dot është që ta eliminojmë inflacionin e luftës,”, tha Rama.
Lajmi kryesor: