TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se mazhoranca e ka bërë detyrën e saj për t'a mbyllur Reformën Zgjedhore brenda 31 majit, siç ishte lënë dakord nga palët politike, e pikërisht për këtë motiv zgjedh të mos bëjë më deklarata, por ta mbyllë këtu diskursin politik. Teksa opozita ka akuzuar mazhorancën se është shkaktare që nuk u arrit mbrëmjen e djeshme pasi "nuk hiqte dorë nga privilegjet e saj", Rama i quan si dezinformim.
"Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj", shkruan Rama. Megjithatë, Reforma Zgjedhore nuk ka qene fokusi i vetëm shefit të qeverisë. Ai ka njoftuar se ditën e sotme se për të përshpejtuar procesin e rindërtimit të zonave të tërmetit, do të zbresë në terren ushtria për pastrimin e inerteve nga sheshet e Rindërtimi.
"Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet", shprehet Rama.
Nga ana tjetër nuk ka lënë pa një përgjigje opozitën, e cila e ka akuzuar se ka shkuar për fundjavë në Paris me charter personal, për të kaluar fundjavën në kohë pandemie. Në përgjigje të tyre, Rama shprehet se ka qenë për një vizitë informale të nivelit të lartë vetëm një ditë.
"Unë s'jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe "shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë" ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë", përfundon kryeministri Edi Rama.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
21.6%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 941
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë
26 Dhjetor, 13:22
-
Tiranë/ Protesta e 23 dhjetorit, gjykata liron nga arresti 7 protestuesit e opozitës! Vendosen në masën 'detyrim paraqitje' për pengimin e qarkullimit dhe kundërshtim ndaj policisë
26 Dhjetor, 10:55
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
A nxiret ushtria për kete pune? Turp! Duam Enver djalin sepse ai vuri në pune popull bagtine për kete pune me pune vullnetare. Vetem keshtu shqiptari begatoi e lulezoi. Tani shqiptari ka trashur barqet e qafet nga dembelizmi. Rri trotuareve me armë zjarri dhe ben te fortin. Ngrihu Enver djali!
Përgjigjuvet emri i juaj tregon mjaft per ju.eshte mekat qe ai qe e shani ju seshte gjalle e me ju tredh si ka ba me soin tend,e te kuptojne njiher e pergjithmone se pa punue ska shtet,e ushtria eshte pjese e shzetit.
Perse shumica nuk e ben te qarte se per çfare eshte dakort dhe per çfare nuk eshte dakort per reformen zgjedhore?! Psh a eshte dakort qe te kalohet ne sistemin maxhioritar me lista te hapura apo jo?!
PërgjigjuPo ta thote ne menyre te qarte,do presin edhe sot pa folur.
Takim informal te nivelit te larte nuk ka pasur as kete jave e as kete muaj ne paris se nuk ka asnje udhetim. vec ti ke qene per te bere ca shoping me ate biznesmein qe mori tenderin per energjine ne vlore o shoku Rama
PërgjigjuPo por perse nuk jep detaje te kesaj vizite "informale" dhe te nivelit te larte madje. Vetem vizite apo dhe takim i formal, apo takimi ishte formal? Ne fillim ishte per pune, por pa permendur nese ishte zyrtare ose jo, tani del informale, perseri pa permendur ne cilesi zyrtare apo jo. E kuptoni se si tallen ? Nuk eshte se duhet ti ktheje pergjigje opozites te degjeneruar shqiptare, por transparence ndaj publikut.
PërgjigjuEshte e kuptushme se pd do te nxjerr vazdimisht dicka qe eshte e pa realizushme duke vazhduar pafundesisht me kerkesat shkurt eshte e pa interesuarper zgjedhore ajo do qe gjithcka ta ket vet ne dore per ti manipuluar zgjedhjet ashtu sic ka ber sa here i ka pas ne dore institucionet.
Përgjigju