Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha nga Tirana në aktivitetin me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, tha se Partia Socilaiste u ballafaqua me më të keqen që mund të përballej një opozitë.
"PS u ballafaqua pas lindjes së saj në një hapësirë lirie jodemokratike. Ishte liri, secili mund të bënte çfarë të donte, por nuk ishte demokraci. PS u ballafaqua me më të keqen që mund të ballafaqohet një opozitë", tha Rama.
Rama kujtoi gjithashtu periudhën kur ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, u burgos, duke e cilësuar atë si një figurë me kontribut të rëndësishëm për partinë dhe shtetin.
“Kryetarin e vet e pati në burg për disa vite, politikisht të dënuar. Fatos Nano ka një kontribut të jashtëzakonshëm, sepse doli nga burgu duke kërkuar shtet jo hakmarrrje, me sensin e tij të lidershipit dhe përgjegjësisë", tha Rama.
Rama shtoi se në këtë 35-vjetor janë pikërisht se nuk janë si të tjerët (opozita), teksa nënvizoi se ata nuk janë duke kërkuar lirimin e kryebashkiakut Erion Veliajn, sado e padrejtë mund të jetë.
"Më besoni që nuk ka qeveri që hyri në histori se ndërtoi rrugë, një qeveri hyn në histori përsa ka kapacitet të ndërtojë shtet. Sot ne jemi këtu në 35-vjetorin e PS-së së Tiranës, pikërisht sepse nuk jemi si ata të tjerët. Nuk jemi duke kërkuar lirimin e të burgosurit Erion Veliaj, sepse kjo nuk është çështja jonë. Sado e padrejtë të na duket ne, jemi këtu për t’i lënë fëmijëve tanë një Shqipëri tjetër”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
PS Tiranë feston 35-vjetorin e themelimit, Rama: Vlerësoj maksimalisht punën e patronazhistëve! S'kemi kërkuar lirimin e Veliajt, sado i padrejtë të na duket arrestimi i tij









