Rama: Nuk mund të kënaqemi që kemi më shumë gra në qeveri! Deri dje nuk bëhej dallimi me burrat nga paraqitja fizike (VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama  foli për barazinë gjinore teksa u shpreh se nuk duhet të mburremi vetëm me faktin se në qeveri ka më shumë gra pasi në zonat rurale vijon të ekzistojnë problematikat që lindin nga mungesa e barazisë gjinore. Ai tha se tani duhet punuar më shumë në këtë drejtim sepse ka ende anë të errëta në këtë aspekt që duhen luftuar.

"Fituam hapësirën dhe forcën në shoqëri, por hymë në një fazë tranzicioni ku kishin shumë gra që ecën shumë por patëm edhe inflacionin e çmendur të konkurrencave kudo. Këtë pjesë e shoh më të relaksuar. Por para disa vitesh patëm miss lagjen, miss kopshtin që ishin të lidhura me ekstremin tjetër që gratë nuk vlerësoheshin aq sa duhet. Mjafton të shohim filmat e periudhës komuniste dhe vështirë se mund të bësh dallimin mes burrave dhe grave nga paraqitja fizike. Kjo ishte pjesë e zakoneve të vjetra. E kemi kaluar këtë por kemi pasur shumë vështirësi, veçanërisht në periferi ku ka zakone të vjetra ku vajzat nuk dërgohen në shkollë ndërsa gratë nuk lejohen të punojnë. Kjo solli dhunë në familje. Tani është koha të shtyjmë më shumë në këtë drejtim dhe jo të kënaqemi se kemi më shumë gra në qeveri sepse ka edhe një anë të errët që duhet luftuar", u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Ligj të ri për të frenuar dhunën ndaj grave! Nuk mund t'i themi vetëm 'denoncoje', të mendojmë për izolimin e burrave (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën