Rama: Ligj të ri për të frenuar dhunën ndaj grave! Nuk mund t'i themi vetëm 'denoncoje', të mendojmë për izolimin e burrave (VIDEO)

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se shumë shpejt do të ketë një ligj të ri që do të luftojnë dhunën ndaj grave, gjatë një deklarate të bërë në Forumin e dytë Rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi. Ai tha se duhet menduar një sistem riedukues dhe një rrugë të mesme që t'i bëjë burrat të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për çdo gjë që bëjnë, pasi vetëm një denoncim nuk mund t'i japë fund dhunës ndaj grave.

Rama tha se Shqipëria ka bërë përparime në aspektin e barazisë gjinore duke qenë se sot në qeveri ka më shumë ministre gra, ndërsa në këshillat bashkiakë kam 50% gra.

"Vendet ekzemplare si Suedia dhe Finlanda, Shqipëria është vendi i 34 përsa i përket nivelit të barazisë gjinore. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë dhe sot kemi 50% të këshillave bashkiakë të cilat janë me përfaqësi grash dhe kemi pasur  sukses të arrinim një ekuilibër perfekt. Në qeveri kemi më shumë gra se sa burra. E gjitha kjo është një meritë sepse nga përvoja ime mund t'iu them se nëse doni të punoni realisht dhe që gjërat të bëhen është më mirë të zgjidhni gratë sepse janë një garanci më e madhe. Burrave i thua për të bërë diçka dhe nuk e bëjnë, kur i thua pastaj pse nuk e bëre, thotë sepse thjesht ashtu mendova. Ndërsa gratë, nëse thonë po atëherë është e sigurt se do ta bëjnë. Thjesht ato e bëjnë punën. Mendoj se jemi në vendin e duhur deri tani por krahasuar vetëm nga pikënisja por jo atje ku duhet të jemi. Dhuna në familje është një tematikë shumë e rëndësishme në Shqipëri. E gjitha kjo lidhet me një lloj rikthimi të fantazmave të së kaluarës. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri ne pamë shumë pjesë nga e kaluara që ktheheshin në të tashmen.

Duhet të mendojmë për qendra riedukative për burrat. Nuk mund të mendosh që e bën diçka dhe i shpëton sistemit. Burrat janë ata që thjesht denoncohen por duhet të ketë një rrugë të mesme që t'i bëjë ata të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për çdo gjë që bëjnë. Është e rëndësishme të shkojmë përpara në këtë axhendë. Nuk është një çështje e izoluar në rrethin e grave që janë objekt dhune. Mendoj që duhet t'i ofrojmë grave një mbrojtje të drejtpërdrejtë. Procesi është konsumues në kohë dhe shkurajues. Unë marr shumë mesazhe sepse jetojmë në një vend të vogël dhe jemi të gjithë kushërinj dhe nuk ka një ditë të vetme që unë nuk marr mesazh nga një grua që ndihet keq që nuk po merr mbrojtjen që ka nevojë.

Nuk mund t'i them vetëm denoncoje. Duhet të ofrojmë një garanci dhe mbështetje të drejtpërdrejtë. Edhe burrat që veprojnë në këtë mënyrë duhet të izolohen, se ku dhe si është një pikëpyetje shumë e madhe. Si mund ta gjejmë, sepse ka mënyra për ta bërë këtë dhe ka të bëjë me faktin se sa gati jemi ne për ta ngritur stekën dhe për të thënë se dhuna ndaj grave është një krim i rëndë. Ligji është një përmbledhje e të gjithë frikërave tona", u shpreh Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
Manastirliu: Shqipëria progres në zbutjen e pabarazisë gjinore dhe masat kundër dhunës ndaj grave (VIDEO)

Ministrja Manastirliu u shpreh gjatë fjalës së saj në Forumin e dytë Rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, u shpreh se Shqipëria ka bërë progress në zbutjen e pabarazisë gjinore, por mbetet ende shumë për të bërë për reduktimin e dhunës me bazë gjinore dhe fuqizimin e gruas.

“Jemi mbledhur në këtë Forum për të ndarë së bashku praktikat më të mira, ide dhe iniciativa ndërmjet të gjithë aktorëve në nivel rajonal, si hapi i duhur drejt adresimit të sfidave në arritjen e barazisë dhe drejtësisë gjinore. Qeveria e Shqipërisë e ka vendosur axhendën gjinore në qendër të politikave zhvillimore, duke ndërmarrë një qasje gjithëpërfshirëse të fushave dhe komponentëve në të cilët janë fokusuar përpjekjet për arritjen e barazisë gjinore”, tha Manastirliu.

Duke përmendur ndryshimet ligjore që janë bërë në Ligjin për Masat Ndaj Kundër Dhunës në Marrëdhëniet Familjare, Manastirliu rënditi në fjalën e saj elementët ku Shqipëria është model suksesi, duke u ndalur tek buxhetimi me bazë gjinore apo ngritja e shërbimeve të reja për gratë dhe vajzat.

“Është bërë punë e konsuderueshme në drejtim të përfshirjes së barazisë gjinore si një nga parimet themelore të sistemit buxhetor shqiptar, duke siguruar akses të barabartë në të drejta dhe mundësi për gratë dhe burrat. Janë 37 programe buxhetore ku janë përfshirë të gjithë Ministritë. Në Shqipëri ofrojmë shërbimet e plota, me synim riintegrimin e grave të dhunuara, në qendrën kombëtare të viktimave të dhunës dhe qendrën e mbrojtjes së viktimave të trafikimit si dhe 3 qendra që financojmë me Fondin Social në Elbasan, Vlorë dhe Tiranë, për mbrojtjen e grave viktima të dhunës, si dhe qendra Lilium që ofron shërbime për të mbijetuarat e dhunës seksuale”, tha Manastirliu.

Ora 11:34
Rama mesazh prokurorëve: Ata që e dinë që nuk do kalojnë vettingun po luajnë sikur të jetë 'vakti i fundit' (VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama i ka dërguar një mesazh prokurorëve të korruptuar duke i paralajmëruar se do të përballen me drejrtësinë. Rama tha se sot jetojmë në një moment shumë jetik për vendin tonë pasi nuk mund të bëjmë një gjumë të qetë pasi gjyqtarët dhe prokurorët që e dinë që nuk do e kalojnë vettingun po luajnë sikur të jetë vakti i fundit.

"Ne po jetojmë në një moment shumë jetik për vendin tonë. Nuk është një vend ku mund të bëjmë një gjumë të qetë për të tashmen se kemi procesin e vettingut që praktikisht po prodhon një situatë pastrimi rrënjësor. Kemi 68  raste që janë jashtë deri tani dhe po flas për nivelet më të larta. Në të njëjtën kohë kemi një sërë prokurorësh dhe gjyqtarësh që janë në vendin e tyre dhe e dinë që nuk do e kalojnë vettingun dhe po luajnë sikur të jetë vakti i fundit dhe duan t'i marrin të gjitha. Kjo situatë ka prodhuar disa problematika. K pasur raste kur gratë janë dhunuar dy herë, një herë brenda dyerve të shtëpisë dhe për së dyti nga sistemi i drejtësisë", u shpreh Rama.

Përgjatë ditëve të fundit Rama ka bërë akuza publike ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja duke deklaruar se ky i fundit mbështet një grup kriminal. 

Ora 11:23
Rama: Nuk mund të kënaqemi që kemi më shumë gra në qeveri! Deri dje nuk bëhej dallimi me burrat nga paraqitja fizike (VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama  foli për barazinë gjinore teksa u shpreh se nuk duhet të mburremi vetëm me faktin se në qeveri ka më shumë gra pasi në zonat rurale vijon të ekzistojnë problematikat që lindin nga mungesa e barazisë gjinore. Ai tha se tani duhet punuar më shumë në këtë drejtim sepse ka ende anë të errëta në këtë aspekt që duhen luftuar.

"Fituam hapësirën dhe forcën në shoqëri, por hymë në një fazë tranzicioni ku kishin shumë gra që ecën shumë por patëm edhe inflacionin e çmendur të konkurrencave kudo. Këtë pjesë e shoh më të relaksuar. Por para disa vitesh patëm miss lagjen, miss kopshtin që ishin të lidhura me ekstremin tjetër që gratë nuk vlerësoheshin aq sa duhet. Mjafton të shohim filmat e periudhës komuniste dhe vështirë se mund të bësh dallimin mes burrave dhe grave nga paraqitja fizike. Kjo ishte pjesë e zakoneve të vjetra. E kemi kaluar këtë por kemi pasur shumë vështirësi, veçanërisht në periferi ku ka zakone të vjetra ku vajzat nuk dërgohen në shkollë ndërsa gratë nuk lejohen të punojnë. Kjo solli dhunë në familje. Tani është koha të shtyjmë më shumë në këtë drejtim dhe jo të kënaqemi se kemi më shumë gra në qeveri sepse ka edhe një anë të errët që duhet luftuar", u shpreh Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • i paftyri: 09/10/2019 14:13

    TE THEM UNE NJE SUPER RAST I PAPRECEDENTE, KU FIGURA ME LARTA BOTERORE KANE DHENE DOREHEQJE VETEM SE KANE DALE THASHATHEME PER DHUNE FAMILJARE... Karstriot Selita pervec se te beri prokuror burrin e ermonela felait, ka dhunuar familjaret, e ke me padi penale ne prokurori nga gruaja dhe kpk-ja e zhulit as qe e analizoi faktin dhe me ison tende e shpeton. turp e faqja e zeze, ke goje e llomotit!!!

    Përgjigju
  • Gomari babatasit: 09/10/2019 13:36

    Une them qe keto lloj burrash ti tredhim dhe keshtu nuk ka nevoje as per urdhera mbrojtjeje ndaj grave.

    Përgjigju
  • Emi: 09/10/2019 12:15

    Ne kena dyshty si shtet dhe i kaq. Sak faj as burri as gruja por ekonomija e skamja po shkatrron familjete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë