Rama: Numri 29 si data e çlirimit të
të varfërve dhe të papunëve

Rama: Numri 29 si data e çlirimit të<br />të varfërve dhe të papunëve
BALLSH - Partia Socialiste dhe kreu i saj, Edi Rama është duke zhvilluar një minting në Ballsh të Mallakastrës, për të prezantuar kandidatët e zgjedhjeve të 23 qershorit.

Rama në takim ka qenë i shoqëruar nga kandidatët për deputetë në këtë qark si; Gramoz Ruci, i cili është i pari në listën e PS për qarkun e Fierit, por edhe Armando Subashit, Pirro Lutaj, Ilirjan Celibashi dhe pjesa tjetër e listës.

NUMRI 29 SI DATA 29 E ÇLIRIMIT TË TË PAPUNËVE DHE TË VARFËRVE

Në fjalën e tij para mijëra simpatizantëve, kreu i PS, Rama përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit. “Mirënjohje që jemi mbledhur për të manifesetuar me entuziazëm mbështetjen për programin e Rilindjes, për të ta nisur me votën e 23 qershorit për PS. Sot zgjedhja është e qartë, kush e do pushtetin në qafë dhe familjen në gjunjë voton katragjyshin me antiplumb, kush do Rilindjen në krah voton PS me numrin 29. Është 29 e çlirimit të atdheut, numri që më 23 qershor do të çlirojë ata që vuajnë papunësinë dhe varfërinë dhe mungesën e shpresës. 29 e çlirimit do të çlirojë 95 % të shqiptarëve nga taksat. Pasi jemi të vendosur për të ulur taksat për 95 % të shqiptarëve duke përfituar pa dallim socialistë dhe demokratë. 400 mijë shqiptarë që janë të vetëpunësuar do të përfitojnë nga heqja e taksës së biznesit të vogël. Nga heqja e taksave do të përfitojnë ata që marrin nga 30 mijë lekë deri në 150 mijë lekë", premtoi Rama.

BERISHA GËNJEN PËR PAGËN E 13

"Katragjyshi thotë, që taksa e sheshtë është taksë e Zotit, ndërkohë që ne i themi se me taksën e tij të shtrembër ata që sot paguajnë më shumë nesër do të paguajnë më pak. Nga taksa e ndershme, të gjithë do të përfitojnë në fund të vitit një pagë më shumë” tha Rama. Ndërsa më pas ka akuzuar Berishën se kërkon që të gënjejë popullin kur thotë se do të vendosë pagën e 13-të. Atë e gënjen mendja se populli do e besojë, pasi një herë e hoqi rrogën e 13, tani thotë, që do e vendosë përsëri. Por Saliu nuk ka asnjë program për Shqipërinë dhe shqiptarët. Më 23 qershor duhet të largohet", u shpreh Rama.


(vijon)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument