Kryeministri Rama ka vijuar sot me denoncimet për media që sipas tij bëjnë shantazh me lajmë të pavërteta për të përfituar para nga Qeveria.
“Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik. Kërkohen 120mln lek nga AZHBR për t’u treguar shqiptarëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale. AZHBR s’e plotëson dot kërkesën e shpjeguar në shumë faqe se si e qysh tërë dynjaja do shohë shqip/anglisht suksesin e saj! Atëherë pllaka kthehet përmbys dhe dynjasë i jepet një emision i tërë me gllabërim parash të bujqësisë, një fabrikim nga fillimi në fund me gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, e ngjashme si dy pika uji me një fabrikim nga i njëjti kanal për Rilindjen Urbane”, shkruan Rama në postimin e tij teksa ka publikuar edhe dokumentin.
Dokumenti i publikuar nga Rama
Në vijim të denoncimit, pak më pas Rama ka botuar një tjetër dokument, që sipas tij tregon mendimin e medias që ka kërkuar para për të pasqyruar sukseset në bujqësi dhe në momentin që nuk i kanë marrë bëjnë lajme të pavërteta.
Postimi i Ramës
"Ja edhe maska e medias në fjalë pasi nuk merr lekët e kërkuara me hir, në përpjekjen për t’i marrë me pahir duke helmuar opinionin publik me kronika të mbushura me gjysmë të vërteta (të cilat janë edhe rrenat më të mëdha), e të ambalazhuara me tituj bombastikë të gënjeshtërt…
Ja opinioni i pamaskuar i medias në fjalë për zhvillimin e fermave me mbështetje nga AZHBR, në letër kërkesën për 120 milion lekë që ta ndajë këtë të vërtetë me publikun…
Prej disa ditësh tashmë kryeministri Edi Rama ka akuzuar disa media duke thënë se kanë qëllimin kryesor dizinformimin e qytetarëve. Ai thotë se e gjitha kjo po bëhet nga ato media që kanë kërkuar favore të paligjshme, por që qeveria nuk ua ka dhënë. Rama ka shkruar se “Aleanca e Rublave” është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3220
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
Duhet nje ligj qe rregullon tregun mediatik dhe ne raste mashtrimi per qellime fitimi merren masa ligjore.Ky vend esht ber si stan pa porta ku secili ben cfar do vetem per perfitime
PërgjigjuKy dokument duket si pergjigje e nje kerkese per oferte. Cmimi eshte ai qe eshte. Treg i lire. O merre, o lere. Te trajtosh oferten si material shantazhi eshte psikopati komuniste.
PërgjigjuNa qenka bere Vjollca me te bijat dhe dhenudrret gjobvenese. I ka rene pushteti ne koke
PërgjigjuKy televizioni kerkoka ti beje reklame kesaj azheberese dhe ne lajmet e saj e sulmon azhberene.
PërgjigjuJu te pafajshmit keni ide se per cilen media behet fjale?! Si ndjeheni ju per keto qe shihni?!
PërgjigjuPse fle gjume prokuroria dhe spaku?! Pse nuk merren te pandehur pronaret e media grupit? Seshte hera e pare qe e bejne nje gje te tille. Kur arrine te shantazhojne qeverine dhe ti vene gjoba, imagjinoni cfare kane bere me biznesmene e individe te tjere.
PërgjigjuAman sa e mbron AZHBR mor burre. E dime qe te jep zarfet
Përgjigju