Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes me ndjekësit shifrat e të punësuarve të siguruar. Rama bën një krahasim të të punësuarve në tre vite, 2013, 2017 dhe 2018, ku siç duket nga tabela, numri ka ardhur duke u rritur.
MIRËMËNGJES dhe me këto shifra krahasimore të të punësuarve (në sektorin jobujqësor), që janë nxjerrë nga pasqyrat e muajve maj 2013, maj 2017 dhe maj i këtij viti, në Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore të Republikës së Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë.
Kryeministri Edi Rama
(Tabela e publikuar nga kryeministri Edi Rama)
Komento