Marrëveshja për forcimin e sigurisë digjitale, Rama: Objektivi ynë të kemi një qendër kombëtare sigurie kibernetike

 

Firmoset marrëveshja për forcimin e sigurisë së sistemeve digjitale në vendin tonë me kompaninë amerikane “Jones International” e cila drejtohet nga një personalitet i madh i ushtrisë dhe i politikës amerikane, James Logan Jones Jr. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama deklaroi se vlerëson bashkëpunimin për të adresuar sfidën e madhe për ngritjen e një qendre kombëtare sigurie për mbrojtjen kibernetike.

"Një sfidë e jashtëzakonshme por jemi të bindur që duke pasur ndihmën e amerikanëve, do ja dalim të kemi një qendër kombëtare sigurie kibernetike që do jetë një vlerë e shtuar edhe për vetë NATO-n duke dhënë shërbime edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Patëm një ngjarje të rëndë me rrjedhjen e pagave të punonjësve në Shqipërisë.Ky lajm sot është shumë i mirë për ata që u lënduan nga dalja e të dhënave personale. Ishte një e keqe që nuk erdhi vetëm për keq pasi shqiptarët panë me sytë e tyre një problem të cilin sot e kemi më të lehtë se dje që ta adresojmë në aspektin e marrëdhënies ligjore dhe morale të shumë punëdhënësve me shtetin dhe punonjësit. Qytetarët përjetuan edhe efektet negative të një sulmi mbi sistemin çka e bën marrëveshjen e sotme edhe më të mirëseardhur për ta.”-tha Rama.


Lajmi kryesor:

Siguria kibernetike, Qeveria marrëveshje me kompaninë amerikane! Rama: Vlerë e shtuar edhe për NATO-n! Balluku: Mbrojtje ndaj sulmeve nga brenda dhe jashtë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë