TIRANE - Edhe Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me superoperacionin e Policisë së Shtetit dhe policisë ndërkombëtare që çoi në shkatërrimin e rrjetit të trafikut ku u sekuestruan të paktën 121 kg kokainë, ndërsa u arrestuan edhe 8 persona, mes tyre edhe nipi i ish-dikatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka përgëzuar punën e policisë, duke e cilësuar këtë si një operacion të jashtëzakonshëm, i cili siç shprehet ai ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.
“Krenar per operacionin e jashtezakonshem qe solli sonte kapjen e nje duzine trafikantesh te nje rrjeti nderkombetar droge #Policiaqeduam”, -shkruan Rama
Shefi i qeverisë, shprehet se aksioni i sotëm spektakolar vjen si rezultat i një policie të ndarë tashmkë nga krimi dhe të kthyer në detyrë.
“Sekuestrimi i mbi 100 kg kokaine eshte rezultati spektakolar i nje policie te ndare nga krimi, e cila eshte kthyer ne detyre #Policiaqeduam”, -thekson Rama
Kryeministri është ndalur edhe tek opozita ku ka ironizuar duke u shprehur se “uroj që ajo të mos mërzitet”.
"Uroj opozita te mos merzitet nga kjo arritje madhore e policise sepse kjo eshte #Policiaqeduam per Shqiperine e ligjshmerise dhe qytetarise!", - shkruan kryeministri
Gjithashtu Rama ka falënderuar krahas policisë, edhe drejtuesit e saj si dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, të asaj që kryeministri e quan të rrugës drejt rilindjes së vendit.
“Faleminderit drejtuesve, pjesemarresve te ketij operacioni special dhe @SaimirTahiriAL per kete rezultat kaq inkurajues ne rrugen e Rilindjes”, -shprehet Rama
Mbrëmjen e sotme, Policia e Shtetit në bashkëpunim me EUROPOL dhe INTERPOL ka bërë të mundur shkatërrimin e një laboratori droge në Labinot-Fushë në Elbasan me sekuestrimin e 121 kg kokainë, si dhe prangosjen e 8 personave.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com