Rama për Ben Blushin: Nëse na 
ndajnë dhe faktet, s'ka bashkëjetesë

Rama për Ben Blushin: Nëse na <br />ndajnë dhe faktet, s'ka bashkëjetesë
TIRANE - Edhe pse gjatë gjithë fjalës së tij nuk ja përmendi asnjëherë emrin, kryesocialisti Edi Rama foli ashpër përballë kritikave që deputeti Ben Blushi i bën jo vetëm partisë por edhe qeverisjes së majtë.

Pa folur në mënyrë të drejtpërdrejtë, Rama la të nënkuptuar se mund të shkohet edhe drejt përjashtimit të Blushit nga radhët e PS-së, kur tha se "nuk ka sesi të bashkëjetojmë normalisht nëse ndahemi edhe për faktet, jo për opinionin". Me fakte, Rama i referohet arritjeve sipas tij të pamohueshme të qeverisë, në punësimin dhe jo vetëm.

"Nuk mundet një diskutim legjitim për statutin të kthehet në një debat hileqar, madje më fishkëlleni mua sa të doni dhe hallall jua bëj edhe retorikën për njeriun e vetëm që paska frikë të votohet. Por nuk mund të kemi fakte të ndryshme mbi qeverisjen, ky është një problem i madh që Shqipëria e ka me Saliun. Por ky problem nuk mund të importohet brenda në PS. Ku e kemi luksin që brenda nesh ta ndihmojmë përbaltjen e Berishës, për çfarë? Që të luftojmë qeverinë tonë sikur është e varfërisë? Për të sulmuar në mënyrë jo solidare dhe as parimore qeverisjen. Ku është parë kjo, ku ndodh kjo, në cilën parti demokratike të planetit? Nuk ka sesi të bashkëjetojmë normalisht nëse ndahemi edhe për faktet, jo për opinionin. Këto i thotë Saliu, nuk ka nevojë t'i dëgjojmë me njëri-tjetrin. Nuk ka demokraci e liri që këtë e lejon, por sigurisht këtë s'mund ta zgjidhim këtu".
 
Sipas Ramës kritikat e vazhdushme të deputetit Blushi për shkeljet e statutit të PS-së, ajën thjesht alibi, pasi siç theksoi kryesministri - qëllimi është rrëzimi i qeverisë.
 
"Statuti është bërë alibia, kurse qëllimi është rrëzimi i qeverisë, ndryshimi i programit të qeverisë për të cilën kanë votuar shqiptarët", tha Rama.
 
Duke shprehur krenari për Partinë Socialiste dhe për procesin e zgjedhjes së delegatëve për Kongresin e PS-së, Rama i dha përgjigje dhe akuzave të deputetit Ben Blushi për futjen e kriminelëve në parti dhe për keqqeverisje duke e quajtur "përgojues" në radhët e PS-së.

"Armiqësitë duan të na baltosin si partia që solli më shumë kriminale në kuvend, por ne sollëm më shumë gra se të gjitha vitet e tranzicionit të marra së bashku. Sa për kriminelët mbetet vetëm keqardhja që është bërë zhargon, i një politike që mllefin e ka më të madh se turpingjuhën e ka më të gjatë se shikimi, . Problemi nuk është dekriminalizimi, por kriminalizimi, janë shpifjet e pafundme, denoncimet e paskrupullta ndaj çdo ideje që hap një rrugë të re. Çdo pune që sjell një produkt real më shumë. Nuk kundërshtohet ideja, por baltoset njeriu", u shpreh kryesocialisti Rama.

Megjithatë, Rama dënoi incidentin që ndodhi ndaj deputetit Ben Blushi në Pallatin e Sportit në Elbasan, ku tha se fishkëllimat që salla lëshoi ndaj tij ishin të padrejta. 

“Në këtë mjedisin tonë dëgjohesh dhe gjykohesh me durim si në asnjë organizatë tjetër. Në këtë mjedisin tonë ka edhe gjykatë, ka edhe mosmarrëveshje, por pastaj na vjen keq që ndodhin. Na vijnë vërshëllima nga stoli i rezervave, që natyrisht është diçka e pasjellshme. Më mirë të mos kishte ndodhur, por asnjë nga këto nuk e bën më të vogël vlerën e punës së madhe të qeverisë sonë”,  shtoi kryesocialisti.

Kreu i qeverisë çeli mbledhjen e Asamblesë të Partisë Socialiste që mbahet në prag të Kongresit, kërkoi falje ndaj kujtdo që mund t'i ketë hyrë në hak, ku në disa momente mund të ketë gabuar gjatë qeverisjes në raport me kolegët e deputetë, por pa specifikuar emër.

 “Kemi mësuar shumë në rrugën e kësaj përpjekjeve të përbashkët dhe nga njeri-tjetri dhe ato nuk janë mjaft për të mos gabuar ndonjëherë. Rëndësi ka që në përgjegjësinë e lartë të qeverisjes, të mos na yshtë në gabim vogëlsia e qenies sonë. Askush nga ne nuk e ka të mundur t’i shpëtojë zvogëlimit kudo e kurdoherë dhe unë jam i vetëdijshëm për këtë nëse jam treguar i vogël, i kërkoj ndjesë’, u shpreh Kryeministri Rama ndër të tjera.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'