TIRANE - Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka komentuar në Twitter dekorin e kryeqytetit për 100- vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Sipas Ramës ky dekor është veçse banal dhe shfytyrimi i shqiponjës në flamur është vulgaritet.
“Vazhdon batërdia për sytë në dekorin banal të festës në Tiranë. Flamuj të ngulur në trotuaret e shpuar me matrapik!E paparë! Ç'pamje në flamujt e varur në Tiranë!Ky lloj zogu i shfytyruar veç shqiponja e flamurit tonë kombëtar nuk është!VULGARITET”, - shkruan Rama.
Dekori në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, për kreun e opozitës po kthehet në triumf të degradimit estetik.
“Butaforia funebre rrethepërqark kartodromit në Sheshin Skënderbej. Kjo festë po kthehet në triumf të degradimit estetik!” shkruan Rama në Twitter.
"Artan Lame thote per zogun e shfytyruar:Ngjan si vizatim i makthit te Haxhi Qamilit qe e quante flamurin tone Bajraku me Sorre" - shton Rama.

(Fotot që Rama publikon në Twitter)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com