Rama për Francë-Shqipëri: Super e
vështirë po asgjë s'është e pamundur 

Rama për Francë-Shqipëri: Super e<br />vështirë po asgjë s'është e pamundur 
Kreu i qeverisë e cilëson super të vështirë ndeshjen me ‘gjelat’ e Francës, por sipas tij asgjë nuk është e pamundur nëse kombëtarja do të jetë e çliruar nga presioni që i pengoi të luanin lirisht ndeshjen me Zvicrën.

Sonte sprova e dytë e Kuqezinjve. Super e vështirë po asgjë s'është e pamundur nëse djemtë e mrekullueshëm të Kombëtares do të hyjnë në fushë të çliruar nga presioni i jashtëzakonshëm i përgjegjësisë, që i pengoi të luanin lirisht në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes me Zvicrën dhe të ishin të kthjellët në rastet e pastra vetëm për vetëm përballë portierit” shkruan Rama në Facebook.

Por, pavarësisht rezultatit të ndeshjes, Rama thekson se “Le t'u çojmë me një like mesazhin e mbështetjes sonë të pakushtëzuar nga rezultati dhe cilido qoftë rezultati, ata mbeten heronjtë e padiskutueshëm të këtij momenti magjik të futbollit tonë. ‎

Forca Shqipëria në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit ku tifozët kuqezinj bënë të flitet me superlativa për kulturën sportive që shfaqën para, gjatë dhe pas ndeshjes së parë me Zvicrën
”.

Ndeshja Shqipëri- Francë do të zhvillohet sonte në orën 21:00 në stadiumin e Marsejës. Sfida shikon si favoritë ekipin e Francës, por kuqezinjtë besojnë se mund të ndalin organizatorët e Kampionatit Europian të futbollit. 

Kryeministri Rama pritet që sonte të jetë në stadium në mbështetje të kombëtares në Marsejë.

statusi i edit

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë