Kryeministri Edi Rama i ka uruar ekipit të filmit "Shok" fitoren në ndarjen e çmimeve OSCAR që do të mbahet sonte. “Miq të @shokshortfilm uroj të fitoni OSCAR-in sonte po mbi të gjitha gëzojuni mbrëmjes së merituar mes finalistëve”, shkruan Rama në twitter.

Në njërën prej 24 kategorive, në garë për herë të parë është edhe Kosova me filmin “Shok”, me skenar dhe regji të Jamie Donoughue. “Shok” filmi 21 minutash për luftën e fundit të Kosovës, i nominuar për “Oscar” në “Live Action Short”, është në garë bashkë me filmat “Ave Maria”, “Day One”, “Everything Eill Be Okay” dhe “Stutterer”.

rama

Ekipin e "SHOK" e ka uruar edhe kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli.

"Sonte është një mbrëmje e veçantë për Kosovën. Emri i vendit tonë do të gjendet në piedestalin më të lartë të artit dhe kinematografisë botërore, në mbrëmjen e çmimeve "Oscars" në Los Angeles. Sukses ekipit të filmit "Shok"! Jemi krenar me Ju," shkruan Veseli në Facebook.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)